Veliaj mesazh militantëve të opozitës: A ia vlen që për bojën e flokëve të Bashës të bëni 5 vjet burg? 

Veliaj mesazh militantëve të opozitës: A ia vlen që për bojën e flokëve të Bashës të bëni 5 vjet burg? 

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj i bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që të distancohen nga dhuna. Duke folur nga njësia 11 në Laprakë ku bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër, Veliaj theksoi se 30 qershori duhet të jetë një ditë feste dhe një mundësi e re për familjet.

“Në këto 10 ditë dua që secili prej jush të flasë me një të PD-së, të LSI-së, të PDIU-së. Bëjini një pyetje: A ja vlen që për banjon e 13-të të maces së Ilir Metës dhe Monikës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për bojën e flokëve të Lulzim Bashës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për botoksin e këtyre, që për fundjavat e këtyre, që për shopping-un e këtyre, që për makinat e këtyre të bëni 5 vjet burg, kur duhet të zgjidhni hallet e familjes tuaj?  Dua që secili prej jush ta bëjë këtë bisedë”, deklaroi Veliaj. 

Kandidati socialist u shpreh se  si Saliu edhe Meta janë ndër njerëzit më të pasur.

“Saliu dhe Ilir Meta kanë qenë tërë jetë deputetë, kanë qenë kryeministra, kanë qenë Presidentë dhe janë sot njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Një gjë di t’ju them, Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh këtyre dy personazheve. Në dallim nga ’97-a kur lamë politikën e këtyre njerëzve të na vërë që të vritemi me njëri tjetrin, ju themi ne jo nuk do vritemi me njëri-tjetrin, por ne do përqafohemi, do të dashurohemi, ne do respektohemi dhe ne do të votojmë në datë 30 qershor. Pyetja ime është, si do i shfrytëzojmë këto 10 ditë? Ftesa ime është që këto 10 ditë, secili prej jush të më japë një dorë, sa herë që keni pasur nevojë kemi qenë këtu për ju, por tani kam unë nevojë për ju, ka nevojë PS për ju”, tha Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës