Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore, fiton 61% në Kombinat! Fiton edhe në lagjet e '5 Majit' dhe 'Astirit' ku opozita bëri protesta

Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore, fiton 61% në Kombinat! Fiton edhe në lagjet e '5 Majit' dhe 'Astirit' ku opozita bëri protesta

Erion Veliaj

Ndonëse kryeson bindshëm zgjedhjet në Tiranë, me mbi 42 mijë vota më shumë se rivali i tij, Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë përballë Belind Këlliçit edhe në Kombinat. Edhe pse gjatë fushatës, kandidati i Berishës dhe i Metës e konsideronte Kombinatin si bastionin e tij dhe pretendonte se ajo ishte zona e tij me e sigurt, Veliaj ka arritur në këtë zonë të sigurojë 61 përqind të votave.

Veliaj po shënon një fitore spektakolare në kryeqytet, ku deri në këto momente është disa djetëra mijëra vota përpara rivalit të tij Belind Këlliçi.

Gjatë tetë viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në këtë zonë, si në infrastrukturë, ashtu dhe në lagjen e re që po merr jetë ku do të sistemohen të prekurit nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Tjetër disfatë, Belind Këlliçi humbet edhe në lagjen e tij në rrugën ‘Myslym Shyri’, ku edhe votoi

Belind Këlliçi ka pësuar një nga humbjet më të thella të opozitës në histori në Tiranë. Sipas tabelës zyrtare të KQZ për rezultatet, Belind Këlliçi ka humbur edhe në lagjen e tij, në rrugën “Myslym Shyri”, ku edhe votoi bashkë me prindërit dhe vëllain.

Në këtë qendër votimi Veliaj ka marrë 109 vota, ndërkohë Belind Këlliçi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se 83 vota.

Gjatë fushatës, Këlliçi deklaroi se do të hiqte korsitë e biçikletave të vendosura nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”, por me sa duket vota kundër në 14 maj ka qenë edhe votë kundër këtij propozimit nga qytetarët dhe bizneset e shumta në këtë zonë, të cilar kanë shprehur sërish mbështetjen për Veliajn dhe investimet e tij në këtë njësi.

Në gjithë Tiranën, deri më tani Veliaj është me 45 mijë vota diferencë me Belind Këlliçin dhe ky rezultat pritet të thellohet edhe më shumë kur ka ende 200 kuti pa u numëruar.

Ora 17:03
Belind Këlliçi pëson disfatë në Astir dhe lagjen 5 Maji, humbet keq

1684078364_belindkellici.jpg

Kandidati i Berishës dhe i Metës, Belind Këlliçi ka pësuar një disfatë edhe në zonën e Astirit dhe lagjen “5 Maji”. Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”. 

Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit. Njesia 14 mbylli numërimin, me 55,68% dhe 7271 vota për Erion Veliajn me diferencë prej  2873 vota me Këlliçin.

Të dyja këto zona Belind Këlliçi i përdori si “kalë beteje” kundër Veliajt duke bllokuar projektet e Bashkisë. Por mesa duket, Astiri ka zgjedhur shkollat më shumë se përçarjen, dhe 5 Maji ka zgjedhur shtëpitë më shumë se përdorimin politik.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 16/05/2023 22:19

    Po,qejfe qejfe ështe kjo dynja.Dikujt i pelqen ti mbushen mushkëritë me pulhur ne mes te kryeqytetit,dikujt i pëlqen ti shembet shtepia dhe ta nxjerrin jashte ne qiell te hapur,dikujt i pelqen qe jeton ne mes te cmimeve te kripura,dikujt i pelqen qe ne mes te tiranes nje km rruge kushton si askund ne bote ,plot 22 milion €,pa cilesine e duhur,dikujt i pelqen qe kur shkon ne spitalin publik te mos marrë sherbimin e duhur,dikujt i pelqen qe te mos udhetoje ne urban falas,po te qendroje ne trafik me ore te tera,dikujt i pelqen te rrije cdo muaj ne radhe per abone dhe e merr apo nuk e merr,dhe ne fund i jep voten atij qe i shkakton te gjitha keto (pa)kenaqesi

    Përgjigju
  • Think about: 16/05/2023 00:47

    Lali Mashtruesi, të analizojë votat e humbura,e të mbjellë pemë te Diga e Liqenit të Vjetër të Tiranës,e Jo më Pallate betoni!

    Përgjigju
  • Jimmy: 15/05/2023 20:11

    Jo mo ska mundesi ja kan vjedh krricit!!fuck you idiot ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës