Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur muajin nëntor me një lajm të mirë për qytetarët. Veliaj ka njoftuar ardhjen në kryeqytetin shqiptar të një prej këngëtareve me famë botërore, Emeli Sande.

Në një postim në ‘Twitter’, kryebashkiaku shkruan se këngëtarja do të vijë në Tiranë më 29 nëntor, ku do performojë në koncertin e madh të “Natës së Bardhë”.

“Nëntori nis me një super lajm! Emeli Sande vjen në Tiranë më datë 29 nëntor për koncertin e madh të “Nata e Bardhë”, në ‘Sheshin Skënderbe’", shkruan Veliaj. 

veliaj tt
(Postimi i Erion Veliajt)

d.c./shqiptarja.com