Kandidati i të majtëve për Tiranën Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij konkret për zonën e Kasharit , Ndroqit dhe Vaqarrit.
Veliaj ka premtuar shtrirje të një linje transporti publik modern në Kashar, ndërtimin e Parkut të Liqenit të Kasharit, ndërtimin e një shkolle të re për zonën Yzberisht-Unazë e Re.
Veliaj tha se ka një raport të detajuar ndryshe nga 5 kandidatët e tjerë për Tiranën, që ai i cilësoi si njerëz të Sali Berishës që tregojnë vetëm barsaleta.
Veliaj theksoi se në krye të Bashkisë re do të nxisë krijimin e koperativave moderne që do të ulin kostot për femerët dhe ngritjen e qëndrave të këshillimit për prodhimin bujqësor.
Duke u ndalur te problemi i legalizimeve dhe hipotekave, Veliaj akuzoi se në katër vjet Kryebashkiaku turist që jeton në Hollandë, Lulzim Basha nuk hipoteki asnjë banesë, ndonëse u zotua për këtë në prag fushate.
“Ligji e thotë qartë, kur nuk bëhet koalidimi nga firma, duhet ta bëjë Bashkia që njerëzit të marrin hipotekën. Kur dokumentacioni nuk çohet nga firma, duhet të prodhohet nga Bashkia. Kaluan 4 vjet dhe nuk hipotekuan asnjë banesë”,tha Veliaj
Fjala e zbardhur e Veliajt:
Për ne 1 milion banorët e Tiranës nuk janë 1 milion halle, por 1 milionë mundësi, 1 milion ëndrra që mund ta çojnë Tiranën në drejtimin e duhur.
Pse nuk është bërë fusha e sportit të Kasharit? Është investuar dy herë në të, mund të ishte bërë një stadium me ato para.
Ne të gjithë jemi rritur me vështirësi, por asnjë prej nesh nuk jeton në zhul. Ne kemi ambicie të lartë për të bërë përpara.
Dua të përfitoj të flas me gjëra konkrete në vend të barsaletave. Saliu ka nxjerrë pesë kandidatë , nga 1 te 5 që flasin barsaleta.
Në Kashar është shumëfishuar popullsia, por jo shërbimet. Problemet kryesore kanë të bëjnë me legalizimet, hipotekat dhe linjat elektrike. Bashkia e Tiranës do bashkëpunojë në 100 përqind të kohës me Artan Lamen. Zotohemi të çojmë në rrugën e duhur procesin e hipotekimit.
Ligji e thotë qartë, kur nuk bëhet koalidimi nga firma, duhet ta bëjë Bashkia që njerëzit të marrin hipotekën. Kur dokumentacioni nuk çohet nga firma, duhet të prodhohet nga Bashkia.Kaluan 4 vjet dhe nuk hipotekuan asnjë banesë.
Në komunën Ndroq kemi shumë më shumë njerëz rezidentë por të paregjistruar në gjendjen civile. Me ne të gjithë do marrin shërbimet pavarësisht se ku janë rregjistruar. Në këtë komunë pjesëmarrja e njerëzve në bujqësi është shumë e madhe.
Ka dy probleme, uji i pijshëm i pari. Ujësjellësi do vihet në dispozicion të gjithë banorëve. Nuk do ketë diferencime. Për 1800 veta që punojnë në kanalizime, ata do punojnë për të sjellë ujë në çdo shtëpi të Tiranës.1800 veta në ujësjellës janë më shumë veta se sa policia e Bashkisë.
Problemi i dytë janë legalizimet dhe hipotekat. Do dyfishojmë stafin që ka Artan Lamja.
Në komunën Vaqarr popullsia është 9000 banorë, por shumë janë zhvendosur. 21 pëqrind merren me bujqësi dhe 45 përqind me shërbime. Të njëjtan probleme ka, por shtohet edhe infrastruktura rrugore. Infrastruktura është ajo e një vendi të botës së tretë në rrugën historike që ka lidhur Tiranën me Durrësin.
Është një zonë që ka probleme me kanalet vaditëse të bujqësisë.
Dua të nënshkruajmë një kontratë që ju ta dini çfarë morrëm përsipër e pas katër vitesh të na gjykoni.
Ne do të propozojmë tre tregje të reja që të mbulojnë Saukun, Vaqarrin dhe zonën e Kinostudios. Kështu do ketë konkurrencë për fermerët. Ne do të kemi përcaktim për zonat e tregjeve të përhershme e të përkohshme.
Rruga Bardhyl do jetë e destinuar për prodhimet që vijnë nga Dajti. Duam që produktet e freskëta të shiten në kushte cilësore.
Një program për rregullimin e sistemit të vaditjes në gjithë Tiranës, do ta ndjekim me rigorozitet.
Ne dua që të inkurajojmë fermerët që duan të bashkojnë tokat për më shumë akses në treg. Shumë njerëz kanë alergji nga kooperativa, por nuk bëhet fjalë për atë të stilit të vjetër, por për bashkëpunim sepse kështu kostoja e fermerëve bëhet më e paket.
Ne do të ngrejmë qendër të agronomisë dhe veterinarisë për të gjithë fermerët që duan të investojnë në produktet e duhura.
Sot kanë ecur më shumë fermerët që proodhojnë produktet për të cilat ka nevojë më shumë tregu, jo ato që prodhojnë të gjithë njëherësh. Bashkia duhet t’ua mundësojë këtë informacion përmes kësaj qendre.
Do të ngrejmë qëndra këshillimi për zonat rurale.
Pikat e grumbullimit bujqësor nuk mund të jenë monopol. Do jenë tre katër që ofrojnë shërbime për fermeret.
Dua të ndalem në zotimet konkrete:
/Shqiptarja.com

1. Mbulimi i Kasharit me linja Transporti Publik;
2. Ndërtojmë Parkun e Liqenit të Kasharit;
3. Furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Yzberisht, Mëzez-Kodër, Mëzez-Fushë, Katund i Ri, Yrshek dhe Mazrekë;
4. Ndërtojmë urën e përroit në Mazrekë;
5. Rehabilitojmë kanalin vaditës Kus-Mazrekë-Kashar;
6. Investojmë në rikualifikimin urban të qendrës së Kasharit në Katund të Ri;
7. Hapim rrugën Kashar-Kus-Allgjatë;
8. Pastrojmë Lumin e Lanës në Mëzez-Kodër;
9. Rehabilitojmë fushën e futbollit në Mëzez;
10. Ndërtojmë shkollë të re për zonën Yzberisht-Unazë e Re;
11. Pastrojmë kanalin e ujërave të zeza tek Lagjja e Re në Mëzez-Kodër.

VIDEO