Veliaj: Në 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit (VIDEO)

Në 30 qershor do të nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se do të nisë dhënia e pagesave për kategoritë DS1, DS2, DS3, ndërsa shumë shpejt nis puna për rindërtimin e shtëpive të shpallura të pabanueshme.

“Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë cash për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh. Për dëmtimet e rënda - DS4, DS5 - nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive. Kemi një shans fantastik që ta veshim qytetin nga e para. Ku është pallat i padëmtuar, të vishet me kapotë; ku është i dëmtuar nga tërmeti, të rregullohet me atë fond, kurse shtëpitë private të rrëzuara apo pallate të pabanueshëm, t’i ribëjmë. Nëse ecim me këtë frymë, e kthejmë krizën në mundësi”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi restaurimin e fasadës së një blloku pallatesh në Rr. “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa ftoi qytetarët e tjerë të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”, ku 50% të vlerës e paguan bashkia dhe 50% mblidhen nga kontributet e banorëve.

“Shtëpitë janë privatizuar që në vitet 92-93, pra nuk janë të bashkisë. Muk duhet të mbetemi me mentalitetin e vitit 92-93, ku thoshim bashkia të bëjë këtë e atë. Duhet të zgjidhni administratorin, kurse bashkia si kurrë më parë e si në asnjë qytet tjetër, paguan 50% të kostos. Por, kjo do bashkëpunim. Kjo është thirrja e parë. I ftoj qytetarët, ata që nuk kanë probleme me tërmetin, të përfitojnë nga ky fond”, u shpreh Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë