Veliaj në "5 Pyetjet nga Babaramo":
Ja si do të ndryshojnë pensionet

Veliaj në Ja si do të ndryshojnë pensionet">
TIRANË – Ministri Erion Veliaj  i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në "A1 Report", ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të moshës së pensionit për qytetarët shqiptarë. Sipas tij, rritja për ata që do të dalin vitin tjetër në pension  nuk do të jetë më shumë se dy muaj, pra, thuajse e papërfillshme; rritja e vërtetë do të fillojë për brezin e 30 - 40-vjeçarëve dhe për zyrtarët, mosha e të cilëve do të bëhet njësoj me atë të pjesës tjetër të popullsisë.

Veliaj deklaroi se më të varfërve, që nuk kanë mundësi të paguajnë kontribute, do t'u jepen pensione sociale, të barabartë me ndihmën ekonomike. Për ata që duan pensione të larta, do të hiqet tavani i kontributeve: Sa më të larta t'i paguajnë kontributet, aq më të lartë do ta kenë pensionin. Ministri tha se reforma në sigurimet shoqërore do të bëhet në rreth 50 zera, një domodoshmëri kjo, pasi në vitin 2016, skema aktuale do të hyjë në kolaps.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ministri Veliaj sqaroi një mori çështjesh të karakterit ekonomiko-social, që lidhen direkt me buxhetin e familjeve shqiptare. Ai e vuri theksin edhe tek rëndësia që po marrin dita - ditës, zyrat e punës dhe kurset profesionale. Kërkesat në rritje të të huajve për të punuar në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare, si miniera, hidrokarbure, fasone, dizajn,IT, tani synohet të plotësohen nga tregu vendas duke kualifikuar të rinjtë shqiptarë. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta