Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte sot në Gjykatën Administrative për seancën me prokurorin e posaçëm Ols Dado. Në përfundimin e seancës, Veliaj i shoqëruar nga forca të Operacionales, ka përshëndetur të pranishmit në sallë përpara se të largohej. Seanca nuk u lejua të transmetohej live ndërsa në sallë në mbështetje të të parit të Tiranës ishte aktori i njohur i humorit Gaz Paja.
Lajmi kryesor:
Padia në Administrative, Veliaj: Dado hetoi edhe 21 Janarin, Strasburgu e vlerësoi hetim të metë! Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi live, shtyhet seanca









