Veliaj në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike: Objektivi ynë, 2 milion pemë në një qytet me 1 milion banorë 

Veliaj në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike: Objektivi ynë, 2 milion pemë në një qytet me 1 milion banorë 

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjtë samitit online në Glasgow

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë pjesë e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike të vitit 2021 që po zhvillohet në Glasgow. Përmes një transmetimi live të Forumit Ekonomik Botëror në “Twitter”, në të njëjtin panel me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Iván Duque, kryebashkiaku i Tiranës ka folur mbi temën që ka mbledhur prej 12 ditësh në Skoci udhëheqës botërorë së bashku me dhjetëra mijëra negociatorë e përfaqësues të qeverive dhe bizneseve mbi atë se si mund të parandalojnë qytetet krizat mjedisore. 

“Tirana është një qytet që ka 50% të GDP-së, por gjithashtu edhe 50% të ndotjes dhe 50% të gazrave serë. Ne nisëm 5 vjet më parë me Pyllin Orbital, pastaj thamë po sikur çdo fëmijë në Tiranë të mbjellë nga një pemë për ditëlindje dhe kështu kemi arritur të mbjellim deri tani 500 mijë pemë për një qytet me 1 milion banorë dhe deri në vitin 2030 objektiv është të mbjellim 2 milionë,” u shpreh ndër të tjera Veliaj. 

Ky është Samiti i 26-të vjetor i COP, siç quhet ndryshe “Konferenca e Palëve” me anë të të cilës OKB-ja ka bashkuar pothuajse çdo vend të globit për të diskutuar mbi klimën, duke e shndërruar në një prioritet global. Këtë vit vendeve u kërkohet të paraqesin objektiva ambicioze për reduktimin e emetimeve të gazrave deri në vitin 2030 dhe zerimin e tyre deri në mesin e këtij shekulli. Për të arritur këto objektiva, vendeve do t’u duhet: përshpejtimi i largimit të qymyrit; kufizimi i shpyllëzimit; përshpejtimi i kalimit në automjete elektrike dhe nxitja e investimeve në burime të rinovueshme të energjisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi