Veliaj në konflikt me Ramën? Ja si e komenton kryebashkiaku hapjen e negociatave (VIDEO) 

Veliaj në konflikt me Ramën? Ja si e komenton kryebashkiaku hapjen e negociatave (VIDEO) 

Edi Rama dhe Erion Veliaj

Janë jo të paktë zërat mediatikë por edhe nga politika që flasin për një ftohte të marrëdhënieve të kryebashkiakut Erion Veliaj me kryeministrin Edi Rama

Fillimisht ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila u shpreh te “5 pyetjet nga Babaramo” se Rama mund të mos e kandidonte Veliaj për një mandat të dytë si kryebashkiak të Tiranës. 

Por një panoramë ndryshe është ajo që na ofron vetë kryebashkiaku Veliaj. Ai është parë mjaft entuziast për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Postimi i fundit i Veliajt në rrjetet sociale është i mbushur me vlerësime për qeverinë për punën e saj reformatore në drejtim të përmbushjes së kushteve të anëtarësimit. 

Nga ky qëndrim nuk duket fare që të paktën nga Veliaj të ketë hatërmbetje me kryeministrin Edi Rama. Mbetet për t’u parë anasjelltas. 

Postimi i Veliajt:

SHPËRNDAJE/SHARE - Lajmin e mirë për SHQIPËRINË!

Punë e shkëlqyer e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për ta çuar vendin në drejtimin e duhur, përmes reformave dhe punës së vazhdueshme! 

Tani është koha të përveshim mëngët dhe të përqendrohemi në gjërat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë - Drejt Evropës!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shuajpi: 19/04/2018 04:42

    Sa zell keni me I zgjedhe kto ne pushtet . por sa ju rrasin taksa per parking mesheheni si skutha. Do vije dita te taksoheni kaq shume sa do i shisni te gjitha per buke goje. Kane Enverin babe dhe tatimet e jashtezakonshme per ju do jene. Do ju vijne mendte por pas 50 vitesh. Shendet ishalla

    Përgjigju
  • Galipi: 19/04/2018 00:17

    DIHET BOTERISHT QE AMERIKA DON ERION VELINE KRYEMINISTER RAMA E MBUSHI KET VEN ME DROGE POPULLI NUK I JEP VOTE ME RAMES TIRONA KA RESPEKT PER ERION VELINE POSHTE DROGAXHINJTE ROFTE ERIONI SI KRYEMINISTER

    Përgjigju
  • ç' fare: 18/04/2018 20:43

    Nuk pret kesaj shpifese e ndyre dhe e pa moralshme qe eshte, grua llafazane intrigante, ngatrrestare por me Edin nuk mundet tja dali kjo llafazane.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/04/2018 18:23

    Forca Eri. Tirana fytyra Europiane e Shqiperise. Shpellaret ne Viçidol.

    Përgjigju
    • endius: 18/04/2018 19:57

      1 mije lek 1 ore parking poshte pallatit tat. me europe se kaq nuk gjen as ne londer. dite te zeza i afrohen ketij vendi sapo mendoj se lali fiku mund te behet km i mbeshtetur nga kta tipat si ky europiani ktu lart

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia