Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijon betejën ligjore me drejtësinë, këtë herë me një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin e hetimeve ndaj tij.

Erion Veliaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë tre shkallët e gjyqësorit dhe të konstatojë pavlefshmëri absolute të hetimeve të SPAK ndaj tij, që prej fillimisht.

Në kërkesë Veliaj radhit shkelje procedurale që i kanë bërë të papërdorshme provat e mbledhura kundër tij.

Veliaj pretendon se procedimi penal ka nisur mbi bazën e një kallëzimi të falsifikuar, se SPAK nuk ka kryer veprime për identifikimin e kallëzuesit Nesti Angoni, se hetimet janë zhvilluar përtej afateve ligjore dhe se hetuesit e BKH-së kanë kryer veprime përpara regjistrimit të procedimit penal.