I votuar nga Këshilli Bashkiak për tu shkarkuar nga detyra për shkak të mungesës në punë, Erion Veliaj tha se të vetmit që mund të ankohen për mungesën e tij, janë nëna dhe familja.
Veliaj tha se më shumë djalin e ka takuar në burg sesa kur ishte në shtëpi, të cilin e linte dhe e gjente në gjumë për shkak të detyrës që mbante.
“Kjo “akuzë” nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja: Dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi.
Padrejtësia e shkarkimit mbi padrejtësinë e ndalimit nuk janë zgjidhje. Sepse të thuash se Erion Veliaj ka munguar në detyrë, nuk është thjesht cinizëm me Erion Veliajn, por me të vërtetën dhe me ligjin.
Mbi të gjitha, e thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit nga zyra pa asnjë akuzë, ngjan si një mesazh pasigurie për këdo që mund të shënjestrohet për arsye politike. Ngjan si një mesazh se në këtë vend sundon dëshira dhe vullneti politik, dhe jo ligji.
Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është vetëm nëna dhe familja ime — për një mungesë 10-vjeçare, askush tjetër.
Ata i kam takuar më shumë në burg se në liri, ku prej punës i lija dhe i gjeja në gjumë”, tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Shkarkimi/ Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, vota më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Qeveria e Presidenca: Ankimi s’është kompetencë e juaja











