'Pandemia shtyu disa investime', Veliaj në Report TV: Teatri i ri nis ndërtimin në vjeshtë, për 2 vite gati! Oligarkëve ua kam 10-fishuar taksat (VIDEO)

Përballimi i pandemisë dhe dezinfektimi i institucioneve dhe rrugëve të qytetit, për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tashmë është kthyer në një rutinë krahasuar me ditët e para ku ende nuk dihej se si mund të vepronin. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Veliaj tha se  ka bërë gjithçka që qytetit të mos i mungojë asgjë, madje edhe duke ndryshuar buxhetin dhe shtyrë disa investime në rrugë për vitin tjetër pikërisht që të mund të përmbusheshin kërkesat në lidhje me COVID-19.

Veliaj foli edhe për teatrin ku tha se ndërtimi i tij nis në shtator dhe për dy vite do të jetë gati. Nëse do të ketë kulla apo jo në të, Velaj u shpreh qartë se tokës së teatrit nuk do i preket asnjë centimetër, ndërsa në lidhje me kullat në kryeqytet duhen parë si mundësi punësimi për qytetarët. Sa për akuzat se opozitës se po favorizon oligarkët, kryebashkiaku u shpreh se ka ndodhur krejt e kundërta pasi ai 'i ka luajtur fenë' duke iu rritur me 10 fish taksat.

Në lidhje me bilancin e punës së bërë deri tani në krye të bashkisë, Veliaj tha se ka rritur me 50 % numrin e autobusëve duke shtuar vetëm 10 lekë në çmimin e biletës, ndërsa sot 62 % e Tiranë ka 24 orë ujë. 'Kur unë mora bashkinë nuk kishte asnjë zonë me 24 orë ujë", u shpreh Veliaj.

Gjithashtu ai theksoi edhe se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit 2019 janë rikonstruktuar thuajse të gjitha dhe se puna po vijon me banesat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i nëntorit. Për zgjedhjet e 2021, Veliaj shprehu bindjen e se PS është fituese,  falë mirëmenaxhimit të Ramës në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Zgjedhjet e 2021/ Veliaj: Menaxhimi i situatës pas tërmetit prova më e fortë pse PS do fitojë

Erion Veliaj tha se puna e bërë me menaxhimin e situatës pas tërmetit tragjik është një nga arsyet kryesore që PS do të fitojë zgjedhjet. Veliaj tha se Rama ka bërë një punë titanike dhe se për këtë do të marrë një fitore të madhe në 2021. Kryebashkiaku u shpreh se fitimi i 74-75 mandateve do të lehtësonte edhe më shumë punën e qeverisë dhe pushtetit vendor të bëjnë punë pa u penguar duke kujtuar edhe braktisjen e tij nga LSI në Këshillin Bashkiak kur diskutohej për furnizimin 24 orë me ujë të Tiranës.

 "Do punojë ditë natë që Rama të ketë mandatin e tij të tretë. Unë mendoj se Edi Rama do të fitojë më thellë në zgjedhjet e ardhshme sepse mendoj se puna titanike për menaxhimin e pasojave të tërmetit, s’besoj se ka nevojë për fushatë. Unë mendoj për fitoren që të kemi një superfitore. Unë jam në këtë punë deri në vitin 2023. Edi Rama do ta fillojë mandatin e tij në 2021 dhe do ta mbarojë në 2025. Për fitoren këtu nuk diskutohet që PS është forcë e parë. Ne do të synojmë 71 që është fitorja minimale apo 74- 75 që është fitorja komode. Jo komode për të qenë Edi Rama rehat, por komode për punë. Bovilla nuk do ishte inauguruar dje nëse ne do të ishim me atë koalicion që mua më tradhtoi ditën kur ne miratonim atë investim”, tha Veliaj.

Ora 22:06
Akuzat se favorizon oligarkët, Veliaj: Ia kam lujt fenë! U kam rritur taksën 10 herë

Kryebashkiaku i Tiranës,  Erion Veliaj thotë se kullat do të ndërtohen për të punësuar qytetarët, pasi me rritjen e numrit të popullsisë në kryeqytet është rritur edhe kërkesa për punësim. Veliaj thekson se është rritur 10 herë taksa ndaj oligarkëve duke përdorur shprehjen "Ia kam lujt fenë".

"Kërkohen 4 mijë deri në 5 mijë apartamente në Tiranë, pasi është rritur  numri i popullsisë me 25 mijë veta. Ne duam persona që kanë mbaruar në hotele me 5 yje por nuk duam hotele me 5 yje. Në Tiranë po ndërtohet hoteli më i ri, 'Sëis Hotel Tirana", ku po punojnë persona nga Maqedonia se është numër i kufizuar për ata që kanë aftësi pune të specializuar. Kundërshtia më e madhe që mund t'i bëhet një oligarku është t'i rrisësh taksat. Janë rritur taksat 10 herë për ata. Unë jam guximtar por jo aq i marrë sa të kryej vetëvrasje me projektet e Bashës", tha Veliaj.

Ai gjithashtu shtoi se taksat nuk kanë ndryshuar, por ato po shkojnë për të ndërtuar çerdhe e kopshte. Një ndër projektet sipas Veliajt janë shkolla "Kosova", "Betim Muco", "Vaçe Zela", "Kristo Frashëri apo shkolla e re "Sami Frashëri".

Ora 21:55
Veliaj: Teatri i ri nis ndërtimin në vjeshtë, kulla apo jo askush nuk prek tokën e tij

Erion Velija foli për çështjen e prishjes së teatrit kombëtar në 'Pa Protokoll' duke thënë se ndërtimi i tij nis në vjeshtë dhe se askush nuk cenon tokën e tij. Nëse do të ketë kulla apo jo, për Veliajn kjo është e pa rëndësishme pasi bëhet në një hapësirë që administrohet nga bashkia dhe nuk lidhet me teatrin.

"Teatri i ri kombëtarë ishte premtimi im në fushatë dhe nëse dikush që nuk e donte këtë të mos më votonte. Të gjitha ata që ishin kundër pse nuk bënë referendum apo nuk aplikuan ta bënin monument kulture?  Atëherë nuk ka kuptim të dalin kundër dhe të bëjnë zhurmë. Patjetër që mund ta shmangnim këtë moment dhe i ftuam në diskutime. Protesta në fillim zhvillohej nga Robert Ndrenika, Altin Basha e shumë emra të vlerësuar dhe kam bërë seanca dëgjimore me to dhe më pas zhurma në fund u bë nga këto të tjetër. Nga pikëpamja etike i ftova në diskutime. Nuk do ketë kulla në tokën e teatrit është toka e tij, rreth teatrit ne mund të ndërtojmë një sistem hapësinor çfarë rëndësie ka kjo.  Gjithmonë gjendet alibia për të mos bërë gjënë e duhur një ditë pandemia, një herë tërmeti një herë është vapë, nuk ka justifikime me gjënë e drejtë. Gjërat e mira duhet të ecin para. Këtë vjeshtë fillojmë ndërtimin dhe në 1 vit e gjysmë apo 2 do të kemi teatrin e ri", tha Veliaj.

Ora 21:46
Veliaj: Përfunduan 65 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, pjesa më e madhe vila

Në lidhje me projektet e deklaruara para zgjedhjeve të 2019-ës, Veliaj thotë se disa janë realizuar dhe ka disa të tjera që janë bërë pa u planifikuar siç ishte ndërtimi i shtëpive pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit. Ai theksoi se janë mbyllur 65 shtëpitë që janë dëmtuar në tërmetin e shtatorit.

"Për pjesën e punëve, janë punë që janë shtuar dhe nuk ishin planifikuar. Për shembull tërmeti nuk ishte planifikuar. Mbyllëm të gjitha shtëpitë e shtatorit, 65, pjesa e madhe janë vila. Gjithashtu edhe 1800 kompensime kesh. Në lidhje me premtimet, do të ketë inspektim tek kopshti zoologjik këtë javë, Astiri u zhbllokua. Por ndikoi pandemia dhe covid-i. Fillimisht do të punohet tek Shqiponja, pasi krijohet trafik", tha Veliaj.

Ora 21:33
Veliaj: Në zonat me 24 orë ujë do nis çmontimi i depozitave! Shtuam me 50 % numrin e autobusëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me rritjen e çmimit të biletës së autobusit me 10 lekë bëri që flota e tyre të shtohet me 50 %. Një tjetër çështje e ngritur ishte dhe furnizimi me ujë, ku Veliaj tha se sot 62 % e Tiranës furnizohet me ujë 24 orë dhe në këto zona do të nis dhe çmontimi i depozitave në pallate.

"Kemi pasur në Tiranë 200 autobusë me 30 lekë dhe sot kemi 300 autobusë me 40 lekë pra kemi një rritje të flotës me 100 mjete. Shtimi i ftohës me 50 % me 10 lekë më shumë. Kur unë mora bashkinë asnjë lagje nuk kishte ujë 24 orë. Sot ka 62 % si Xhamlliku, rruga e Durrësit, Tregu çam, Myslym Shyri, Tirana e Re e shumë të tjera. Në zonat ku ka 24 orë ujë do të filloj pak nga pak dhe çmontimi i depozitave në pallat. Zonat e tjera që nuk kanë ujë 24 orë kanë një përmirësim në 15-16 orë furnizim me ujë", tha Veliaj.

Ora 21:15
Veliaj: Pandemia shtyu disa investime për vitin tjetër, kemi punuar me dezinfektimin

Veliaj tha se në lidhje me pandeminë Bashkia ka bërë gjithçka që qytetit të mos i mungojë asgjë duke u adaptuar me situatën e re. Veliaj tha se për shkak të pandemisë buxheti ka ndryshuar disa herë duke shtyrë disa projekte investimi në rrugë të ndryshme për vitin tjetër në mënyrë që të investohen në dezinfektimin apo gjëra të tjera të domosdoshme për qytetin në këtë periudhë pandemie.

 "Pandemia ka një kosto të paevitueshme si shtim i pastrimi, dezinfektimit, shtim i kostove shtesë për maskat e doreza në institucionet që në menaxhojmë, një ndryshim i buxhetit kur bëhet fjalë për të ardhura që prisje nga turistët, një situatë e vështirë. Çdo fundjavë bëhet dezinfektimi në kopshte e çerdhe  që të jenë gati për javën kur rikthehen fëmijët. Tashmë kjo u bë një praktike punë dhe po adaptohemi dhe krahasuar me fillimin, tani po bëhet pjesë e një rutine. Për buxhetin është dashur që të shtyjmë disa investime në një apo dy rrugë dhe se shpenzimet janë fokusuar më shumë tek dezinfektimi dhe çështjet që lidhen me pandeminë. Kostoja ndryshon sa herë shtyhet pandemia dhe çdo gjë është në vazhdim, duhet të presim fundin e vitit për të bërë faturimin e saj. ndryshime dhe reflektime në buxhet ka pasur vazhdimisht në varësi të situatës me pandeminë, por ndihem mire që qytetit nuk i ka munguar asnjë nga shërbimet", tha Veliaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/07/2020 09:07

    Nuk ka mbetur idjot pa eksperimentuar me kete vend e me kete popull dele!Pse mos ta provoje edhe shitesi i fiqeve?

    Përgjigju
  • Robshi: 18/07/2020 11:31

    Pemopropaganduesi nr.1 pas Ertvistit... Sapunisti per djath nr. 1 aktualisht... se kuptoj se si tirana qe gjoja ka mbledhur intelektin ushqehet cdo dite me artificializmat e tipit pema dhe vijat e kalimtareve bio nderkohe qe shijon cdo dite harxhimin e taksave te saj tek oligarket qe ky i ka 10 fishuar taksen... yyyyytttttttttt

    Përgjigju
  • adi: 18/07/2020 09:14

    sdroms, ti ke taksuar dhe gjobitur gjithkend. ti ke zevendesuar parkingjet publike me korsi te paadobishme bicikletash, ki ka ngritur kulla oligarkesh pafund. ti duhesh hequr me shkelma nga aty ku je dhe duhet te besh ca vite te mira burg... po thuj ska drejtesi dhe ska shtet ktu

    Përgjigju
  • Tan Shkoder: 18/07/2020 07:47

    Shum reklam e shum pak pun! Isha ne Tirane vjet dhe per toke mu duk! Kullat bahen ne gjith boten e zhvilluar por bahen brenda standarteve, me parking per çdo hyrje dhe park rrotull.

    Përgjigju
  • Bes: 18/07/2020 07:35

    Lista e krimeve te tua do nje gjykat si e Nurembergut. Ti je vegel e oligarkve dhe pastron paret e pista duke ndotur tiranen me ndertime mostruoze duke falur toke publike.

    Përgjigju
  • Ilir: 18/07/2020 07:13

    Ti nuk do jepje asnje leje ndertimi, si ndodhi qe nderrove mendje...?! Ty te eshte mbushur Tirana me adoleshente-tregtare hashashi, a ke pare gje apo akoma???? Pylli orbital qe do beje ti po mbushet me vila, di gje ti apo edhe kjo te ka shpetuar???? Na ke mbire ne televizor gjithe diten, Sa shpenzon para per marketing gjithe diten ndihmo ndonje qe nuk ka buke ne shtepi shoku mashtrues! Edhe ty te zuri virusi i hajdutllikut dhe e gjete fajtorin tek "zdromsat".

    Përgjigju
  • ymeri: 18/07/2020 00:58

    TEATRI TE BEHET SI KA QENE ATY KU KA QENE...

    Përgjigju
  • Profesori: 18/07/2020 00:22

    Çfare fjali e papergjeshme: 'U kam rritur taksat oligarkëve'. Po taksat qe vendosen per ndertimin e pallatave a nuk u rendojne qytetarëve shqiptare qe blejne apartamente ne to? Keto taksa dalin nga xhepat e qytetareve te thjeshte. Keshtu qe ju lutem stop me kete propagandë boshe dhe jo intelektuale.

    Përgjigju
  • Alb: 18/07/2020 00:02

    Po ti je b*th e brek me oligarket, ti dhe bashkia qe drejton mos jen oligarket hani plera po vk ben si i fort me oligarket ketejlejet e ndertimit vu oligatkeve i lutesh te bejn dhe ndonje investim gjoja e beri bashkia.mjer ne qytetareve te thjesht qe bashkia nuk harron ti gjobis se do bej investime me 10 mij leksha.

    Përgjigju
  • Ilir: 17/07/2020 23:19

    Ne lidhje me taksat I ke 10-fishuar për të gjithe jo për oligarket. Pesha qe zene të të tjeter eshte 50% ndersa të oligarket e cilesuar Pesha shkoi nga 2- 5 %. Sa për ujin me thoni nuk po merrem me pjesen qe kane qene komuna por vetem me njesite administrative. Ka njeri ne dijenie time qe kane uje 24h por të njesia 2 ka vetem 5 ore uje dhe 15 sa thoni ju po të duash të vish ta matesh Ose të dergoni drejtorin e ujesjellesit me ore ne dore ta shohi për disa dite rresht se mos tallni meanderen me njerezit se I bie we zdromsi me I madh je ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë