Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pyet me ironi se kush është e reja që do sjellë Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, Lulzim Bashës i kujton se ende nuk ka kërkuar ndjesë për 21 Janarin.
“Këta thonë duam ndryshim, jemi të rinj. Kush është i ri? Para 10 vitesh ishte Saliu me Lulin. Saliu në Kryeministri, Luli në tarracë, vranë 4 njerëz me plumba në mish, vranë katër socialistë me plumba në mish, vranë katër shqiptarë me plumba në mish. Luli ende nuk ka kërkuar ndjesë dhe tani kërkon të bëhet kryeministër.
Pasi shkatërroi Tiranën, pasi vinte Tirana era kërmë, pasi nuk bëri dot një shkollë, pasi vrau katër njerëz dhe ende pa kërkuar ndjesë, pa asnjë reflektim, sot thotë jam gjë e re. Do të rikthehet Saliu, për herë të tretë. Enver Hoxha lindi në 1908, vdiq në 1985, 77 vjeç. 77 Saliu thotë jam ndryshimi, jam gjë e re”, u shpreh me ironi ai.
Në 10 vjetorin e 21 janarit të vitit 2011 ku 4 protestues u vranë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kryeministri Rama i shpalli ata "Dëshmorë të Atdheut" ndërsa tha se drejtësia për këtë ngjarje nuk është vënë në vend. 4 viktimat Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut, ku sipas Kryeministrit Rama ata ndikuan në ndryshimin e marrëdhënies së qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe LSI-stëve të zhgënjyer që të bashkohen me familjen socialiste.
Nga një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë, Veliaj deklaroi se sipas tij një parti familjare si LSI dhe PD po ofrojnë si kandidatë për parlamentin e ardhshëm ish-prokurorë dhe gjyqtarë që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së.
“Nëse ka demokratë të ndershëm, të cilët thonë nuk mund të jem me dikë që në opozitë vë gjoba, që braktis protestën e rrugës së Kombit, Astirit sapo merr plaçkën e vet të radhës; nëse ka demokratë të ndershëm si ata që janë bashkuar me ne, u themi mirë se erdhët. Lajmi i parë i mirë i kësaj fushate është që Partia Socialiste është në majë. Lajmi i dytë i mirë është se një parti familjare, ose më saktë një sh.p.k, e atyre që kanë 30 vite që bëjnë lëmsh Shqipërinë, po reduktohet kokoshi një thelë. Nuk mund të ketë forca politike që në vitin 2021 marrin prokurorë dhe gjyqtarë, që i ka përzënë vettingu dhe janë objekte të OFL-së, e na i sjellin për t’i futur në parlament. Edhe komunitetit çam të Rrogozhinës, që është bashkuar me PS, u themi mirëseardhët. Ne nuk do ta shesim kurrë detin”, deklaroi Veliaj.
Veliaj nënvizoi se teksa PD dhe LSI po mundohen të përçajnë e të helmojnë, strategjia e PS është bashkimi dhe puna.
“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira, ku do dalim që kemi qenë shokë çerdheje me Eskobarin, lloj-lloj çudirash. Strategjia e Saliut ka qenë përça dhe sundo. I ka funksionuar në vitet ‘90. Hidhte helmin e vet, përçante veriun dhe jugun. Përçante myslimanë me të krishterë, përçante fshatin me qytetin. I funksionoi, por tani shqiptarët kanë parë botë me sy, dinë çfarë janë lajmet e rreme. Ata mund të hedhin helm, ata mund të marrin portale, ata mund të paguajnë rrjetet sociale që vënë gjoba, ata mund të bëjnë çfarë të duan. Por ne socialistët jemi të fokusuar tek data jonë, te kutia e votimit”, theksoi drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.
Berishen do ta pshurrin qente e rruges... Lulushin do ta pshurrin gomeret e Shishtavecit sivllezrit e Flamur Nokes
Përgjigju