Veliaj në Senatin amerikan, takon kreun e mazhorancës, Schumer: Mik i madh i shqiptarëve

UASHINGTON-Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës që po zhvillon në Uashington, ku po takon një sërë lidershës në Kongresin amerikan, ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesin e mazhroancës në Senatin e SHBA-ve, Chuck Schumer.

Gjatë takimit Veliaj i ka dhuruar edhe një fanellë të kombëtares shqiptare me emrin e senatorit të stampuar mbi të. Në një postim në Twitter,Veliaj shkruan se  Schumer ëhstë një kampion në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe se Shqipëria është krenare të quajë mik.

“Ishte një nder i madh të takova udhëheqësin e shumicës në Senatin amerikan, senatorin  Schumer  në Kapitol Hill. Ai është një golashënues i vërtetë, sulmues - numri 10 në futboll - për çështjet e komunitetit, veçanërisht për komunitetin shqiptar në shtetin e Nju Jorkut dhe më gjerë! Jemi krenarë që e quajmë mik dhe aleat”, shkruan Veliaj në Tëitter, teksa ka postuar edhe disa foto nga takimi me të.

Në vijim të axhendës së tij, Veliaj u takua edhe me kongresmenët Robert Aderholt, John Moolenaar, Tom McClintock, si dhe me anëtarët e Kongresit, Brad Sherman, si dhe David Price, të cilëve u dhuroi edhe Kullën e Sahatit të Tiranës. Në përfundim të ditës, kryebashkiaku theksoi se ndihet krenar që Tirana dhe Shqipëria vlerësohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat dhe partner serioz, duke u përfshirë në sfida të përbashkëta globale, si ato që trajtohen në Këshillin e Sigurimit, ku vendi ynë për herë të parë mori drejtimin pak muaj më parë. 

“Kanë qenë ditë intensive në Uashington, një mundësi e shkëlqyer për të treguar modernizimin e Tiranës, se si qyteti ynë sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por përpara 30 vitesh, kur James Becker erdhi në sheshin “Skëndërbej”, ishte një nga qytetet më të varfra dhe më të izoluara. Kemi dëgjuar fjalët më të mira për qeverinë e Edi Ramës, për mënyrën se si Shqipëria, jo vetëm një aleate besnike, por shumë e zhdërvjellët edhe në menaxhimin e Këshillit të Sigurimit, por edhe për rolin e saj konsolidues, ndërtues dhe pozitiv në rajonin tonë. Jam shumë krenar që Tirana, pavarësisht sfidave që ka pasur, sot ka një reputacion tjetër. Jam shumë krenar që, nga të dyja anët e politikës, edhe nga republikanët, edhe nga demokratët, vlerësimi për Shqipërinë, për rolin e qeverisë dhe për të gjithë frymën konstruktive të shqiptarëve kudo që ata shërbejnë, kudo që ata kontribuojnë në rajon, është i jashtëzakonshëm,” tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se ndihet krenar edhe për imazhin e komunitetit shqiptar në SHBA.

“Jam krenar edhe për imazhin fantastik që komuniteti shqiptar ka në SHBA, jo vetëm këtu në Uashington, që është qendra e pushtetit, po kudo ku ata jetojnë: në Nju Jork, në Boston, në Detroit, në Çikago, ku janë edhe epiqendrat kryesore të shqiptarëve. Është lajm i jashtëzakonshëm fakti që, për shqiptarët flitet mirë, si njerëz të punës, besnikë, që e respektojnë ligjin, dhe që më në fund sot janë edhe ekonomikisht më të ngritur për të investuar në Shqipëri, për t’u kthyer dhe për të parë mundësi se si mund të hapin biznese në vendin e tyre. Shumë prej kongresmenëve dhe senatorëve që kanë pasur të bëjnë me shqiptarë, sot janë në një fazë ku po i inkurajojnë ata të shikojnë mbrapa, nga Shqipëria dhe Kosova, për të parë mundësi investimi dhe për t’u siguruar që ky raport special që kemi me Amerikën nuk është vetëm në nivelin politik, apo në nivelin ushtarak dhe diplomatik, por është edhe një nivel më i ngritur ekonomik,” theksoi ai. 

Veliaj tha sa gjatë kësaj vizite ka parë një interes të kompanive amerikane për të investuar në Tiranë, ku po krijohet Zona e Lirë Ekonomike, dhe ftoi këdo investitor ta shfrytëzojë si mundësi. 

“Sot jam shumë entuziast edhe për disa kompani amerikane, që po konsiderojnë transferimin e tyre në Tiranë. Tirana ka një leje nga qeveria shqiptare për të operuar një zonë të lirë ekonomike në Kashar. Jemi duke parë disa mundësi të jashtëzakonshme me disa sipërmarrje amerikane që mund të shfrytëzojnë Tiranën edhe për këtë aktivitet ekonomik. Nëse marrëdhënis speciale që kemi me shqiptarët që jetojnë këtu, si një urë kulturore mes dy vendeve, apo raporti special që kemi në fushën e diplomacisë apo me angazhimet tona ushtarake në NATO, i shtojmë edhe një karakter të fortë ekonomik, atëherë ditët tona më të mira i kemi përpara,” u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj u prit dje nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.  Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Uashington do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme, por edhe me komunitetin shqiptar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doçi: 16/09/2022 17:21

    Ju lutem shikojeni pak në Youtube, ja vlen. https://youtu.be/TbJEx-nl7Ws

    Përgjigju
  • Flamuri: 16/09/2022 14:18

    Good good boy good boy po i thote ai senatori,e pyet pastaj nga te kemi more djale se ma tha sekretarja aty te dera po se mbaj mend,ca pune ben

    Përgjigju
  • Hiqni karikuset nga priza: 16/09/2022 14:00

    Velo kthehu ne shpi boll me takime qe si hyjne ne pune kujt,nuk e rrun mo njeri per foto,ti po ke vota fiton po si bere dot shkon ne pankin me shoket,kshuqe kthehu ne tirane dhe mos harxho mo leke andej se jemi ne kohe krize,bela po meson femijet ne shkolle te fikin dritat ti harxho dollar andej per foto

    Përgjigju
  • Tirana: 16/09/2022 13:40

    Bobo cna turperoi andej nga amerika ky hajduti mir tiranen qe e shkaterroi totalisht ..po na ngaterroi edhe me ameriken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë