Veliaj: Në shkurt hapim projektin
për ndërtimin e 20 shkollave

Veliaj: Në shkurt hapim projektin<br />për ndërtimin e 20 shkollave
Kryebashkiaku i kryeqytetit deklaroi sot se brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i 20 shkollave të reja në Tiranë.
 
Nga aktiviteti për analizën e ndërmarrjes nr. 3 që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe çerdheve në 'Shkollën 1 Maji' Veliaj u shpreh se në bashkëpunim me qeverinë në 13 shkurt do të hapet projekti për 20 shkollat e reja.
 
Veliaj tha se ndërtimi i shkollave të reja do t'i japë fund mësimit me dy turne.
 
"Rreth datës 13 shkurt do të hapim projektin e 20 shkollave në bashkëpunim me qeverinë. Tashmë kemi identifikuar hapësirat për ndërtimin e tyre.
 
Do të jenë më pak shkolla të mesme edhe më shumë 9-vjeçare. Brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i 20 shkollave të reja për të shmangur klasat me dy turne.
 
Në Tiranë do të marrë fund mësimi me dy turne.
 
Është shumë e rëndësishme që të bazohemi te donatorët"
deklaroi ai.
 
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u ndal edhe te kopshtet, çerdhet dhe shërbimet e tjera.
 
"Qyteti ishte bërë si një shtëpi e rrënuar. Kishte dhe ka disa njerëz që thonë pse gjithë kjo vëmendje për fëmijët.
 
Po mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Ka shumë vulgaritet nga rruga në parlamentet, a e keni bërë ndonjëherë pyetjen ku dhe si mund të jenë rritur këta?
 
Dhe një njëri që i rritur në kushte shtazore, sigurisht që përfundon i tillë
".
 
Përsa i përket këndeve të lojërave, kryebashkiaku u shpreh se edhe skeptiku ynë më i madh është dorëzuar përballë këtij realiteti, që qyteti punon.
 
I ndërgjegjshëm për vështirësitë në trafik, Veliaj u shpreh se nuk do të kemi kurrë trafikun perfekt, por ndryshimi tani është si dita me natën.
 
"32 mijë orë mësimi humbnin më parë nga trafiku. Por, kemi shtuar te linja e unazës 14 autobusë dhe kështu do të vazhdojmë në të gjitha linjat.
 
Të gjithë autobsuët e Tiranës duke filluar nga ky muaj do të kenë instalimin me GPS, do të ketë inspektime, edhe nga unë personalisht për të dituar shpejtësinë dhe manovrën.
 
U bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë problemet e transportin publik
"
 
Një tjetër lajm i rëndësishëm që dha Veliaj gjatë aktivitetit ishte edhe vazhdimi i projektit të fasadave, që do të vazhdojë.

"Do të vazhdojmë me projektin e fasadave. Jo vetëm po mbyllim fasadat që kishin nevojë për një rinovim, por edhe filluar me disa të reja.
 
Ka shumë njerëz kritikë, por qyteti ka nevojë edhe për hijeshi dhe estetikë.
 
Në zonat ku janë bërë fasadat, ka më shumë interes nga qytetarët
".
 
Në fund Veliaj i dha medaljen një punonjëse të ndërmarrjes nr. 3 në prag të pensionit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës