Veliaj: Në Tiranë ka mbi 22 tregje ku mund të shitet, trotuaret janë për nënat me fëmijë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh sot se kryeqyteti është shumë herë më i pastër nga ç’e gjetëm në 2015-ën, por ka ende punë për të bërë, sidomos në mentalitetin e shoqërisë për të mos nxjerrë gjithçka në rrugë. Ai tha se çdo ditë, punonjësve të bashkisë u duhet një sforco e madhe për të mbajtur Tiranën pastër dhe për të vendosur rregull në rrugët e qytetit, të cilat shpesh zihen nga tregtarët e fruta-perimeve.

Çdo ditë ndërmarrjes sonë të pastrimit i duhet të pastrojë trotuaret e të lirojë rrugët. E di që ka njerëz që me të drejtë thonë: po unë ku do shes? Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka mbi 22 tregje ku mund të shiten fruta-perimet, por ama duhet ta ndajmë: hyrjet e pallateve janë për të banuar, rruga dhe trotuari për të ecur, parku është për të pushuar dhe luajtur, kurse tregu është për të shitur. Nëse ndonjëri nga ju më tregon ndonjë qytet në botë i cili ka lulëzuar dhe pasuruar nga njerëzit që shesin përtokë, ma thoni dhe eja ta bëjmë Tiranën ashtu!

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai shtoi se nëse e duam Tiranën si kryeqytetet e Evropës, duhet që trotuaret të jenë të lira, që nënat me karrocë të kalojnë lirshëm.

Ambicja jonë nuk është ta bëjmë Tiranën si Kalkuta, me njerëz të shtrirë përtokë. Nëse e duam si BE, do ta bëjmë si në Evropë dhe nuk ka nevojë fare për histeri, për sa kohë që Bashkia ka tregje dhe do të duhet t’i mbajmë trotuaret e lira, që nënat apo gjyshet me karrocë fëmijësh të kalojnë lirisht, që si në çdo qytet evropian t’i ndajmë hapësirat.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

 

Mandej, kryebashkiaku shtoi se sfida më e madhe e këtij problemi është mentaliteti sepse tregjet për tregti ekzistojnë në gjithë Tiranën.

Edhe në kohën e Zogut kishim të njëjtat probleme, njerëz që shisnin përtokë, hanin përtokë, pështynin përtokë. Por, fakti që 90% e Tiranës e ka pranuar, përtej histerisë, civilizimin, do të thotë që edhe ky 10% i vogël që na ka mbetur në këto zonat periferike, do të duhet ta pranojnë si pakti që kemi bërë me njeri-tjetrin, që qytetit të mos i bjerë vlera, që rrugët dhe infrastruktura të mos degjenerojnë, që të mos dukemi si Kabuli apo Kalkuta, por të dukemi realisht si kartolina europiane e Republikës së Shqipërisë, që aspiron nesër të jetë një vend me të drejta të plota në BE.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lali eri: 30/04/2018 14:54

    po tregun cam kur do e lirosh se nuk dalim e nuk hyme dot me makina. Treg ne mes te tiranes si ne bangladesh

    Përgjigju
  • Erik: 30/04/2018 14:52

    Mire e ke mo Erion qe ua pemend 22 tregjet njerezve, po ç'ti thuash Thurrjes dhe JOQ qe jane bere avokate te paligjshmerise ne emer te "varferise" te ketyre ambulanteve. Te degjosh bizneset kerkojne heqjen e ambulanteve nga rruga, sepse eshte konkurence e pandershme, te degjosh kete popullin tone shume "te ndjeshem", ata duhen lejuar te shesin, edhe pse i japin Tiranes nje pamje te vendeve te Lindjes se Mesme. Secili ne vendin e vet, askush ne kurriz te ligjshmerise dhe te bukures.

    Përgjigju
  • Liku: 30/04/2018 14:46

    Ke te drejte o lali,por lejime i bllokimit te rrugeve dhe trotuareve nga shitesit e dyqaneve ka konflikt interesi me policin bashkiake perzen dy veta qe shesin pa license dhe nuk lirojne trotuaret nga dyqanet qe e mbushin me arka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja