Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025

Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025

Stefano Lo Russo dhe Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar dje pasdite një vizitë në qytetin e Torinos, ku është takuar edhe me homologun e tij, Stefano Lo Russo. Dy kryebashkiakët përveçse vunë në dukje lidhjen e veçantë të miqësisë mes dy qyteteve, sidomos për komunitetin shqiptar që jeton aty, kanë diskutuar edhe për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre gjatë vitit 2025, kur Tirana do të mbajë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

Torino është një nga qytetet me më shumë eksperiencë si organizatore e ngjarjeve të mëdha kulturore në vendin fqinj dhe do të jetë një ndihmë e rëndësishme për titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës, që Tirana mban vitin tjetër. Kjo ngjarje pritet të sjellë mbi 1000 aktivitete të ndryshme kulturore në Tiranë në 2025.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit