Veliaj: Në vitin 2017, dy mijë
kredi të buta për të pastrehët

Veliaj: Në vitin 2017, dy mijë<br />kredi të buta për të pastrehët
Bashkia e Tiranës do të japë 2 mijë kredi të buta në vitin 2017. Të gjithë çiftet e reja apo familje e pastreha do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi të butë, pranë Bashkisë së Tiranë dhe më pas të blejnë një shtëpi në kryeqytet. Erion Veliaj bëri të ditur se pavarisisht se qeveria ka bllokuar procesin e dhënies së kredive të buta, Bashkia do të përdorë fondet e saj, për të rihapur procedurën.

“Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh  Veliaj.

Këto deklarata kryebashkiaku i bëri gjatë inagurimit të ambienteve të reja të konviktit te shkolla elektrike “Gjergj Canco”.
 
 Kreditë e buta prej vitit 2014 janë bllokuar me vendim qeverie. Tashmë familjet që kanë aplikuar apo çiftet e reja që vijnë në Tiranë mund të dorëzojnë dokumentet pranë njësisë administrative, për të marrë kredit të butë. Interesi i këtyre kredive shkon deri në 3%.
 
 Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të lirojë të gjitha konviktet e zëna nga familjarët, qofshin këto për nxënësit e arsimit të mesëm, ashtu edhe për studentët, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë zaptuar këto ambiente t’i lirojnë ato dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron bashkia nëpërmjet programeve të strehimit social.
 
Kush vjen nga një fshat i largët apo zonë e thellë duhet të ketë të njëjtat shanse për sukses, si dikush që ka lindur në zemër të Tiranës. Konviktet tona janë mundësia se si ne i japim një fillim të barabartë të gjithë nxënësve dhe studentëve në Tiranë. Vërtet krijon një histeri publike, por di t'ju them se në këtë konvikt, hapësirat që janë liruar janë zënë nga njerëz që i kanë pasur punët shumë mirë. Dikush që është doktoreshë nuk ka nevojë për asistencë sociale, mundet fare mirë në tregun e lirë me rrogën që ka, të marrë një kredi dhe të strehohet si gjithë të tjerët. Dikush që ka një shtëpi të dytë, zapton sepse i bie qylit, sepse i intereson më mirë, por nuk është një argument për të zënë një hapësirë publike”, u shpreh Veliaj.

erioni
erioni
erioni
erioni
erioni

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!