Veliaj në Vjenë: Shqipëria lider
në rajon për barazinë gjinore

Veliaj në Vjenë: Shqipëria lider<br />në rajon për barazinë gjinore
VJENE- Barazia gjinore dhe lufta ndaj dhunës në familje kanë qenë temat kryesore të prezantimit të bërë nga Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, ministri Veliaj tha se prezantimi i strategjisë së qeverisë për barazinë gjinore, sukseset dhe sfidat, është mirëpritur nga ndërkombëtarët.
 
“U vlerësua fakti se Shqipëria është lider në Europë, pasi ka 6 gra ministre. Jemi pas vendeve që filluan traktatin e Stambollit. Ishte një moment krenarie për Shqipërinë. Ka ende shumë punë për të bërë, por është për t’u vlerësuar fakti i vlerësimeve që morëm, edhe sa i takon përpjekjeve të Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.
 
Është pritur mirë strategjia për barazinë gjinore. Prezantimi që bëmë sot kishte në fokus dhënien e ndihmës ekonomike për gratë dhe vajzave, dhe një nxitje për familjet që të çojnë fëmijët në shkollë. Na duhet të shohim se sa do të bëhen hapa përpara. Në 6 muajt e fundit kemi më shumë urdhra mbrojtje, ndihmë ekonomike për gratë dhe vajzat në nevojë, janë penalizuar rastet abuzive.
 
Shqipëria është lider për barazinë gjinore në Europën Juglindore. Fakti që ne kemi hequr tarifat për gratë dhe vajzat që trajnohen në kurset e trajnimit profesional. Po marrim masa që janë vlerësuar nga vendet anëtare të OSBE, dhe është përzgjedhur si vendi që ka bërë progres në këtë drejtim”, tha ministri Veliaj.
 
Lidhur me vizitën e komisionarit Fylë në Tiranë, ministri Veliaj tha se ecuria e reformave në vendin tonë, është një sinjal i mirë për rrugën drejt bashkimit evropian.
 
“Duke qenë se shumë prej deklaratave u bënë sot edhe në kuadër të integrimit evropian, nuk besoj se nuk ka asnjë dilemë për statusin kandidat. Besoj se edhe këto muaj pas shtyrjes së statusit në dhjetor na kanë inkurajuar. Në këtë sens, fjalëve ju kemi dhënë dhe vepra”, tha ministri Veliaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova