Veliaj nga Pazari i Ri: Kemi nevojë edhe për një Teatër të Ri

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe bashkëdrejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri është treguesi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunuar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli.

Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s’ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t’u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Ai theksoi se edhe Teatri i Ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas. Veliaj tha se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një tjetër produkt më i bukur dhe më cilësor, ndërsa shtoi se kur gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë më e mira është përpara.

E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Pazari i Ri është shembulli më tipik se çfarë ka ndodhur dhe e harrojmë se si ka qenë ky shesh. Duke filluar nga ideja, duke filluar nga arkitektët që kanë bërë punën e tyre më frymëzuese dhe më fantastike deri më sot, duke vazhduar me kompaninë e ndërtimit, me supervizorët, me stafin tonë, me bashkinë dhe mbi të gjitha me njerëzit, të cilët e kanë kthyer këtë në sheshin e tyre. Kjo është arsyeja pse ky Pazar mori çmimin e parë, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me Piramidën, si projekt i radhës. Edhe Piramida ka hyrë në rrugë të mbarë, jam i sigurt se do të konkurrojë denjësisht për të patur të njëjtin rezultat, të jetë po aq atraktive për njerëzit si është Pazari i Ri.

Martin Mata, bashkëdrejtuesi i AADF

Më herët, kryebashkiaku Veliaj dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit vizituan “Panairin e Artizanatit”, një event i organizuar nga shoqata TID Tirana dhe Ndërmarrja e Biznesit Social (NBS).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?