Veliaj nga Synej: Saliu do humbë edhe më thellë brenda llojit! Në PD e dinë që me Saliun dhe Ilirin nuk fitojnë kurrë

Veliaj nga Synej: Saliu do humbë edhe më thellë brenda llojit! Në PD e dinë që me Saliun dhe Ilirin nuk fitojnë kurrë

Erion Veliaj

Nga Synej i Kavajës, qytetit ku Sali Berisha ka dalë deputet, Erion Veliaj bëri një deklaratë të forte kur tha se ish-kryeministri do të humbë thellë këtë here, edhe brenda llojit të vet, sepse të gjithë në PD e kanë mësuar se me Saliun dhe Metën nuk fitojnë kurrë.  

“Që Partia Demokratike do humbë, këtë nuk e luan as topi, por që Saliu do dalë edhe më keq se Luli e Grida, jam gati të vë bast që sot, sepse mendoj që edhe brenda PD do ketë reflektim. Do ketë humbje e humbje! Do humbasin me ne, por edhe brenda llojit të vet. Saliu nuk do jetë më njëshi, sepse edhe ata vetë e kanë kuptuar që po i mban peng. Ata kanë kuptuar se Luli është vetëm një kukull që kurdiset në Lalëz, një marionetë që rrotullojnë me spango. Njerëzit e dinë, edhe PD e di, që sa më shumë merret Saliu dhe Iliri me ta, aq më të destinuar janë të humbasin. Kjo është shumë e qartë,” deklaroi Veliaj. 

Ai ka deklaruar se fushata cinike e Partisë Demokratike dhe hipokrizia me qytetarët, që nuk i ndihmoi kur kishin nevojë, janë dy prej fakteve më kokëforta se veprat vlejnë më shumë se fjalët. 

“Sa i paguan “Range Rover” këta të PD-së që kanë rreshtuar makina secili nga 100-200 mijë euro dhe nuk e kuptojnë që fyejnë publikun? Si mund të flasësh për varfërinë kur karvani i makinave është 2 milionë euro? Ti nuk mund të flasësh për varfërinë kur sapo le vilën në Lalëz dhe do ta mbyllësh natën te vila në Lundër! Ti nuk mund të flasësh për varfërinë kur vetëm në vitin e tërmetit shtove 5 vila! Ti nuk mund të flasësh për varfërinë kur gjithë familjen e ke në Hollandë! Nuk mund të flasësh për skamjen nëse karvani i makinave është 2 milionë euro dhe nuk dhe një kuti ushqimesh, kur njerëzit u izoluan prej pandemisë. Ne mund të flasim gjithë ditën dhe gjithë natën, se çdo socialist kur ka parë një nevojë ka përveshur mëngët dhe ka thënë “unë do ndihmoj”. Kjo është diferenca”, u shpreh Veliaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 19/04/2021 19:11

    ASHTU ESHTE O VELIAJ,,,,SA TE JETE META DHE SALIU NE PD DHE LSI,,,ATA DO KALBEN NE OPOZITE....

    Përgjigju
    • Aris: 19/04/2021 22:52

      Ruaje veten tende o zdromso se po doli keq ps ne tirane do te var Rama tek pemet sic ta ka then.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj