Veliaj nga Verona në Itali: Po punojmë për një treg agro-ushqimor publik me çmimet më të ulëta se në privat

ITALI-Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj teksa ishte në një vizitë zyrtare në Verona për të tjera marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, u ndal në tregun e shumicës së fruta perimeve të Veronës. Sipas drejtuesit të këtij tregu, aty tregtohen edhe produkte të mishit, peshkut dhe pijeve dhe menaxhohet nga një ent publik dhe që jep garancinë e trajtimit të produktit.

Mbi të gjitha me rëndësi është se në këtë treg përcaktohen edhe çmimet mesatare të cilë më pas përdoren edhe në tregun e lirë. Mbështetur mbi këtë eksperiencë, Veliaj vecoi se një projekt të ngjashëm me tregu e shumicës në Verona, Bashkia e Tiranës po punon ta bëjë me tregun agro-ushqimor. Sipas tij në Farkë po punohet për një treg agro ushqimor publik dhe me çmime më të ulëta se në privat.

"Ambicia që kemi është që të mësojmë sidomos nga tregu i shumicës së fruta perimeve. Ne kemi produkte të jashtëzakonshme në të gjithë Luginën e Erzenit përreth Tiranës dhe shumë prej fermerëve tanë duhet të shkojnë në pika private që kanë çmime shumë të larta. Për sa kohë një ent publik mund ta bëjë shumë mirë këtë punë, ashtu siç kemi bërë me ent publik edhe pastrimin dhe parkimin, edhe tregu i shumicës bëhet, sidomos për të lehtësuar jetën e fermerëve tanë të vegjël dhe për të ndihmuar ata që kanë një dyqan dhe duan të kenë një mall si perime apo fruta që janë të freskëta që rriten në periferinë e Tiranës. Dhe të sigurohemi që ekonomia e qytetit, e pjesës urbane të qytetit të ndihmojë gjithashtu ekonominë e pjesës rurale të Tiranës së madhe", tha Veliaj.

Më pas kryetari Veliaj zhvilloi edhe një vizitë në Vicenza, për të marrë eksperiencën më të mirë për menaxhimin e shërbimeve publike duke veçuar se Tirana ka dhënë shembuj që shteti, institucioni publik bën më shumë punë se privati.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 24/09/2021 14:54

    Ky tamam qe nuk ja ka iden ee tregut dhe te market. Ti mund te perpiqesh ta ndikosh market, po nuk i percakton dot cmimet. e nejse dhe nje llaf tjetr qe e mer era ... se gjerat po ndodhin e po ben namin lali Eri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës, ministri Hasani: Një tjetër moment historik

Asambleja e KiE voton pro anëtarësimit të Kosovës, ministri Hasani: Një tjetër moment historik