Pas takimit të Presidentit Bujar Nishani me një përfaqësi të shoqërisë civile mbi ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial, ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në një postim të tijin në twiter, Veliaj i përgjigjet Nishanit pas mbështetjes që ky i fundit i premtoi shoqërisë civile në kauzën e tyre, duke e quajtur të turpshëm përfshirjen e tij në debatin për këndin e lojërave.
 
 "Bota ka pare Kryetar Bashkie te doje te behet President, por president te behet kryetar bashkie vec Tirana po sheh! Sa turp qe do t'u prishe parkun femijeve! Z. Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale," shkruan Veliaj duke e shoqëruar postimin e tij edhe me një foto nga eskorta e Nishanit.

"Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President", përfundoi Veliaj.


veliaj

Presidenti Nishani u takua paraditen e sotme me një përfaqësi të aktivistëve të cilët janë kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë në liqenin artificial.

Në këtë takim, Nishani u shpreh se kauza në fjalë duhet të sensibilizojë e motivojë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime”, duke i bërë thirrje shoqërisë civile që të shprehin lirshëm mendimin e tyre për ligjshmërinë e projektit të Bashkisë së Tiranës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)