'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës

'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente këtë të diel, përmes së cilave pretendon se Erion Veliaj ia ka dhënë parkingjet publike të Tiranës një kompanie offshore. Zhupa shkruan se kjo kompani, "Pay and Go shpk", është paracaktuar muaj më parë, ndonëse Bashkia eTiranës nuk ka komunikuar asnjë vendimmarrje për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.

Sipas saj, kompania e regjistruar në shkurt 2015, krijuar nga shoqëria "UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, rezulton të jetë një kompani offshore e rregjistruar në parajsë fiskale. Zhupa vijon më tej se shkruari se nga verifikimi i ndërmarrë në disa rrugë kryesore të Tiranës, ku ofrohet parkingu me pagesë, është konstatuar se kompania e ka përgatitur tashmë infrastrukturën e nevojshme për ta ofruar këtë shërbim.

Veliaj nuk i ndahet offshoreve!!! Ja kush është i paracaktuari i Veliajt për ti dhënë parkingjet publike të Tiranës!

Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat per parkingun ne rruget e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.

Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.

Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rruget e Tiranes ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu” (bashkengjitur Foto) Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranes ku ofrohet pakingu me pagesë konstatohet qe kompania ka pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te ofruar kete sherbim edhe pse nuk ka akoma asnje vendimarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.

Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës.

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Pas zëdhënëses së Partisë Demokratike edhe Departamenti i Antikorrupsionit në PD, në një reagim në rrjetet sociale, pretendon se kemi të bëjmë me një konçension të bashkisë, ku thekson së përfitues është një kompani pjesë e rrjetit të shoqërive offshore të biznesmenit Besnik Sula.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa i përgjigjej liderit të opozitës Lulzim Basha lidhur me akuzat për konçension për këtë shërbim, u përgjigj se nuk bëhet fjalë për asnjë konçension, por vetëm me një alternativë të re për të paguar shërbimin e parkimit. Veliaj theksoi se të gjitha paratë që përfitohen nga parkingjet shkojnë në buxhetin e Bashkisë. 

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës do të bëhet e mundur që përveç dy opsioneve, asaj me sms nga telefoni dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking, pagesa të bëhet edhe nëpërmjet alternativave të tjera siç janë pajisjet vetëshërbyese “Pay end Go” dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim. Veliaj shtoi qëllimi i vetëm i saj është lehtësimi i qytetarëve. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/02/2019 17:28

    Erion Veliaj jep pergjighe per akuzen e PD . Hiqni dire nga kompanite i off shore se populli e di qe jane vatra te korrupsionit shteteror .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5