Veliaj: Nuk kam mercedezin e portaleve, por as nuk u dorëzohem gjobave që vënë

Veliaj: Nuk kam mercedezin e portaleve, por as nuk u dorëzohem gjobave që vënë

Makina për të cilën Erion Veliaj akuzohej se e kishte në përdorim

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj sot disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi se ai përdor një makinë të kushtueshme të markës Maybach dhe e parkon para godinës së bashkisë.  

Kryebashkiaku ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portale gjobëvënëse. Ai deklaroi se është koha të zgjedhim nëse do vazhdojmë përpara me punë apo do merremi me shpifje dhe vendosje gjobash.

“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t'i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’I përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park”, tha Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 27/12/2021 18:53

    Pse ky mjeti parkon dhe nuk merr gjobe si ata lacat me ferrari ne bllok dhe si fukarai qe parkon poshte pallatit???

    Përgjigju
  • Realsi: 27/12/2021 17:05

    Makina flet vete nga targa AA007EV qe duket se eshte e personalizuar me inicialet e ketij mostres bashkise qe del si gjynafqar se nuk e dime ne sa lek i shkon ktij cdo muaj.Gjobaxhi je vete se je mesuar qe kur kishe mjaftin edhe e njef mire punen e gjonave.zdroms.

    Përgjigju
  • Keno: 27/12/2021 15:18

    Ik ore vemje hipokrite. Merr 10 kamera televizive me vete kur con dy qeska me ushqime te gabelet.I kujtoni njerzit budallenj. Ke mesuar dhe nje buzeqeshje naive dhe vesh sa here fillojn kamerat te xhirojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar