Veliaj në Zall-Herr, nis rindërtimi i 44 shtëpive individuale që u dëmtuan nga tërmeti

Veliaj në Zall-Herr, nis rindërtimi i 44 shtëpive individuale që u dëmtuan nga tërmeti

Ndërtimi i banesave në Zall-Herr

Bashkia e Tiranës ka hapur një tjetër kantier në Njësinë e Zall – Herrit për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të shkuar. Vetëm në këtë zonë është parashikuar ndërtimi i 44 shtëpive individuale, nga 870 që i përkasin fazës së parë në të gjithë Tiranën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në fshatin Çekrezë të Zall-Herrit, ku ndoqi fillimin e punimeve për rindërtimin e banesave të para individuale dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të infrastrukturës ndihmëse.

“Jam shumë i kënaqur që ndodhemi te shtëpia e re e Hiqmetit. Mbi çdo të vjetër ngrihet diçka e re, që do të jetë jo vetëm më e fortë, por edhe më e mirë, edhe më e bollshme. Në Zall-Herr ka filluar zbatimi i kontratës me 44 shtëpitë e para. Në fillim bëmë shtëpitë e tërmetit të shtatorit, të cilat i mbaruam të gjitha”, tha Veliaj.

 Sipas tij, nëse për dëmet e tërmetit të shtatorit u ndërhy me donaciane, për dëmet e tërmetit të nëntorit është dashur dora e fortë e shtetit sepse numri i shtëpive të dëmtuara është i jashtëzakonshëm. “Një pjesë prej këtyre godinave ishin të amortizuara prej vitesh ose të ndërtuara keq gjatë viteve të tranzicionit, me materiale të dobëta, pa ndonjë njohuri inxhinierike, kështu që ishin vetëm një tërmet larg shkatërrimit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku premtoi se do të rikthehet përsëri për të verifikuar përfundimin e punimeve në kohën e caktuar dhe me cilësinë e duhur. “Do të kthehemi prapë për një muaj për të verifikuar që këto premtime që dhamë u realizuan menjëherë sepse besoj që mënyra më e mirë për të folur është me vepra dhe jo me llafe. Ka plot njerëz që çfarë nuk sajojnë, çfarë nuk shpifin, që provokojnë e shajnë. Ne e kemi ndarë mendjen: ose do merremi me shpifësit dhe urrejtësit, ose do të ndërtojmë shtëpitë e njerëzve”, tha Veliaj.

Një pjesë e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen në truallin që ishin, ndërsa të tjerat që janë në zona shumë të largëta, do të zhvendosen pranë qendrave të fshatrave. “Disa shtëpi po i bëjmë në vendin ku kanë qenë, në tokën e tyre. Disa shtëpi të tjera, që janë në zona shumë të largëta, po i afrojmë në një lagje të centralizuar afër njësisë" tha Veliaj.

Ai solli në vëmendje se banorët që kanë rënë dakord të afrohen në një lagje në qendër, nuk e humbin tokën e tyre. “Të gjitha pasuritë dhe katandia iu mbetet atyre. Po vijnë në një shtëpi më afër, aty ku janë edhe shërbimet në rast nevoje, po edhe shkolla është më afër. Disa do të jenë shtëpi të reja në truallin e vjetër, disa do të jenë në një tokë të re, aty ku është njësia”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se siç po punohet në Tiranë, po punohet në gjithë Shqipërinë, në zonat ku tërmeti i nëntorit shkaktoi dëme. Ai u shpreh se pas përfundimit të shtëpive, do të fillojë puna me ndërtimin e pallateve të reja.

Hiqmet Kodra, përfitues i projektit për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti, falënderoi Kryetarin e Bashkisë për punën që po bën. “Falenderojmë shumë qeverinë shqiptare, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë, që na ofroi këtë mundësi të madhe, na është gjendur gjithmonë pranë në kushte të vështira. Si në kohën e epidemisë, si në kohën e tërmetit na janë gjendur pranë”, u shpreh Kodra.

Shtëpitë e inspektuara nga Veliaj u përkasin familjeve të Alfred Kodrës me 5 anëtarë, Hiqmet Kodrës me 5 anëtarë dhe Luan Kaçellit me 4 anëtarë. Në Njësinë Zall Herr është parashikuar rindërtimi i 44 shtëpive, me metodologji tradicionale, ndërtim në vend, me konstruksion beton arme, me muraturë tulle me termoizolim. Tipologjitë e shtëpive model janë të qëndrueshme dhe ofrojnë komoditet optimal jetese për banorët, ndërkohë që sigurojnë jetëgjatësi të ndërtesës dhe mundësi mirëmbajtje me kosto të ulët.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar