TIRANË- Bashkia e Tiranës njoftoi se ka hapur një kantier në Zall Herri për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por për ish- deputeten e PD, Jorida Tabaku është thjesht një show propagandistik.

Ajo thotë se banorët e kësaj zone janë lënë në mëshirë të fatit, dhe se paratë që ka përdorur për shoë me kamera me regji qendrore, mund t'i kishte përdorur për investime.

Deklarata e plotë
E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar nuk mbulohet dot me propagandën e zvjerdhur me regji qendrore. Kanë 8 muaj që gënjejnë shqiptarët nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Krujë se do t’u rregullojnë shtëpitë dhe i kanë lënë më çadra edhe pa shtëpi.

Vizita e Veliajt  me regji dhe kamera që kanë vlerën e investimit të rrugëve në Zall Herr nuk i shërben askujt veç atij që mashtron dhe nuk punon. Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e rilindjes.

Banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën, ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita.  Pasi ne jemi më pranë tyre se sa propaganda e kryebashkiakut që i mban me gënjeshtra dhe kujtohet për ta vetëm kur opozita është aty!