Veliaj nxjerr pamjet e transformimit të parkut të Liqenit Artificial: Nuk ka burg pa gjyq që e ndal vrapin tonë

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos së ndarë, Veliaj shkruan se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që e ndal hapin për ndryshim.

“Mirëmëngjesi, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj! Bashkë”, shkruan Veliaj.

Në pamje shfaqen edhe momente nga protestat e shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike në 2016, kundër projektit për transformimin e Liqenit.

Veliaj po mbahet në qeli në paraburgimin e Durrësit, ndësa u arrestua më 10 shkurt nën akuzë për korrupsion e pastrim parash.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi