Veliaj operatorëve: Luftoni
zhulin ose prishim kontratat

Veliaj operatorëve: Luftoni<br />zhulin ose prishim kontratat
TIRANE -  Katër muaj afat i la kryebashkiaku i ri i Tiranës të gjithë operatorëve privatë të pastrimit të kryeqytetit për të rritur standardet në punë, në të kundërtën kontrata me ta do të prishet. Këtë mesazh Veliaj zgjodhi t’ia përcjellë vetë agjentëve të pastrimit në një takim që mbajti me ta në nisje të ditës, rreth ors 07:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se do të jenë qytetarët që do të vënë në peshore punën e kompanive të pastrimit
 
“Ja u bëra me dije firmave të pastrimit që tani do vendosin qytetarët për pastrimin dhe jo kryetarët e baskisë. Nëse qytetarët e një lagje japin notë të mirë për pastrimin do vazhdojmë bashkëpunimin me kompaninë, në të kundërt kontrata jonë nuk do vazhdojë. Prandaj ju thashë që tani që është fillim gushti dhe keni kohë deri në dhjetor. Secili prej jush e ka në dorë vet punën. Nëse kjo nuk ndodh unë i pari do të iki. Nuk dua që asnjë prej jush të humbasë kontratën në dhjetor por kjo varet nga ju. Kurajë dhe ju uroj punë të mbarë. Ky nuk mund të jetë qyteti më i papastër në Shqipëri, nga sot policia bashkiake është në dispozicionin tuaj edhe INUV që ta bëjnë punën tuaj më të lehtë. Nëse institucione të tjera të bashkisë ju pengojnë punën tuaj atëherë do t’i raportoni menjëherë. Në fund të gushtit do bëj sondazhin e parë dhe dua të ketë një standard më të lartë se ajo që ka pasur deri tani. Ju jeni aleatë me qytetarët, nuk jeni aty të merrni një rrogë”, - u shpreh Veliaj.
 
Veliaj e quajti që luftë të cilën dëshiron ta fitojë, shndërrimin e Tiranës në qytetin më të pastër në Ballkan. Sfidë e cila sipas tij, mund të realizohet bashkë me qytetarët. Gushti, - tha Veliaj, - do të jetë test për të nisur ose jo në shtator aksinoin qytetar “Të pastrojmë Tiranën” në një ditë.
 
“Unë personalisht siç do shkoj në çdo linjë autobusi me 24 administratorë, do shkoj në çdo cep të Tiranës për të parë pastrimin. Unë kam ndërmend të dal faqebardh nga kjo luftë dhe do ta fitoj këtë luftë. Standardi për Tiranën është të jetë qyteti më i pastër në Ballkan jo në Shqipëri. Tirana nuk mund të jetë kryeqytet i zhulsit, shqiptarët nuk janë pisanjos. Ta fillojmë betejën që sot, në luftën tradicionale shkonin me tanke me blinda, ne do shkojmë me fshesa me bote me makina teknologjike. Në fillim të shtatorit të bëjmë aksion “Të pastrojmë Tiranën” në një ditë bashkë me qytetarët. Kemi kohë këtë muaj të bëjmë maksimumin tonë që qytetarët ta vënë re që rrugët po lahen, koshat po fshihen. Kemi 1 muaj për t’i bindur njerëzit që po bëjmë maksimumin tonë. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojmë këtë betejë, nuk shkohet në luftë nëse shkon gjysma e ushtrisë dhe gjysma tjetër jo”, - tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet