TIRANE - Mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara, ishin dy nga shqetësimet që banorët e Laprakës i bënë prezent kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
“Ndriçimi është zero në të gjithë Laprakën. Gratë lëvizin në errësirë”-, tha një banore së cilës Veliaj ju përgjigj: “Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që poi kin, ose të fitojmë bindshëm dhe t’i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri”,-u përgjigj Veliaj, i cili u kthye për herë të dytë në njësinë nr.11.
Gjatë një ecje me banorë të njësisë nr. 11 në kryeqytet, Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve për t’i ndryshuar fytyrën Tiranës e për ta çuar atë në drejtimin e duhur në 21 qershor.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com