Veliaj paralajmëron të denoncojë gjyqtarin që nuk ka kaluar në vetting: Dha vendim në favor të privatit

TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka paralajmëruar të denoncojnë disa gjyqtarë të Tiranës në komisionet e vettingut, për një vendim të marrë së fundi prej tyre në favor të Shoqatës së Transportit Publik. Bëhet fjalë për padinë që kjo shoqatë bëri ndaj Bashkisë së Tiranës, sa i përket ndërrimit të disa linjave të ndryshme të transportit publik në kryeqytet, të cilat ndalonin në të njëjtat stacione. Gjykata e Tiranës i dha të drejtë privatit, tha sot në këshillin bashkiak, qytetari i parë i Tiranës, përballë interesit të publikut.

“Kjo bashki kaloi një vendim fillestar për atë që quhet linja e gjelbër. Në atë moment Shoqata e Transportit publik shkoi edhe e çoi në gjykatë. Gjykata për keqardhje shumë të madhe nuk përqafoi idenë e bashkisë, por përqafoi idenë e shoqatës së transportit publik dhe ka kërkuar që ne të marrim një vendim të ri ku të ndërrojmë disa nga linjat duke qenë se kishte përplasje. Unë s’di si t’ia them gjyqtarit që në kohën e pikut, një nga stacionet e Tiranës së Re ose të rrugës së Elbasanit, ka nevojë jo për një, por edhe për 3-4-5 autobusë njëherë në të njëjtë. Por qartazi që gjyqtari s’ka hipur ndonjëherë në autobus dhe qartazi që s’ka kaluar akoma vettingun. Këto çështje do merrem dhe do i adresojmë më vonë. Por sot për ta zhbllokuar këtë situatë kemi reflektuar vendimin e gjykatës për të mënjanuar disa stacione të cilat shoqata mendonte se i dublikonin. Unë mendova se me skandalin e biletave false, shoqata kishte të tjera çështje për të adresuar. Tani që nuk adresoi asnjë nga këto tema, por merret me bashkinë. Më le një shije shumë të hidhur dhe ju garantoj se pas këtij vendimi do merrem pastaj me gjyqtarët, që do t'i adresojnë prapë vendimet e bashkisë. Nëse gjyqtarët e duan këtë qytet më shumë, bujrum të vijnë të garojnë të zgjidhen kryetarë bashkie dhe t'i bëjnë  këto punë. Por ligji ia ka dhënë tagrin këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë si për taksat si për transporti publik si dhe në mbledhjen e mbeturinave. Pas këtij vendimi sot, unë do merrem personalisht duke i çuar denoncimet e mia dhe në emër të Bashkisë së Tiranës te komisioni i vettingut për këdo gjyqtar që vazhdon të fusë hundët në favor të privatit dhe në humbje të interesit të publikut”, tha Veliaj.

Shqiptarja.com mëson se vendimi është marrë nga 5 gjyqtarë të Gjykatës Administative të Apelit.

Edhe pse i cilësuar një vendim abuziv, këshilli bashkiak i Tiranës u detyrua ta zbatojë atë, duke ndërruar disa nga linjat urbane numër 16, në stacionet e e asaj që quhen "Linja e Gjelbër". Shoqata e Transportit, pretendonte se me ndalimin në të njëjtin stacion të disa linjave urbane të ndryshme, krijohej përplasje e panevojshme.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 25/10/2019 22:07

    Foli ky i kompleksuari...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja