Veliaj: Pas Liqenit, Kashari me
këndin e lojërave më të madh

TIRANE-Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar.

Në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pavarësisht pengesave, bashkia do të vijojë punën për të çliruar hapësirat e uzurpuara dhe për të krijuar ambientet e duhura për fëmijët.

Ai shtoi se këndi i lojërave të Kasharit do jetë i dyti më i madhi në kryeqytet, pas atij të ndërtuar te Kodrat e Liqenit, dhe se ai do u shpërbëjë të gjithë fëmijëve të kësaj zone.

Sapo kemi nisur punën për këndin e dytë më të madh të lojërave, pas atij te Liqeni, me shpresë se këtu do të na lejojnë të punojmë, për të pasur një hapësirë të mrekullueshme për fëmijët, por edhe për gjyshet, gjyshërit dhe prindërit. Sigurisht, ky investim, përveç se është një investim direkt për fëmijët, me këndin e lodrave dhe hapësirat sportive, por vjen edhe si një sinjalizim i investimeve që do të vijojmë në Yzberisht”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se investimet në këtë zonë kanë nisur fillimisht me sigurimin e ujit të pijshëm, i cili ka qenë një nga problemet madhore të zonës për vite me radhë, për të vijuar me tej me investimet në uranistikë.

Filluam me ujin sepse ai është jetik. Furnizimi me ujë të pijshëm ishte një problem për disa vite, por që tashmë është zgjidhur. Tani kalojmë në investime urbane. Kjo zonë ka patur një filozofi në të kaluarën: pallate, pallate, pallate, zhurmë, pis, plehra. Kjo filozofi duhet të ndryshojë. Nuk mund të ketë vetëm pallate, duhet të ketë edhe hapësira çlodhëse, pastërti, hapësira sportive, më shumë fokus te fëmijët. Jeta është më shumë sesa beton! Pra, fokusi i bashkisë do të jetë investime në sheshe dhe hapësira publike, çlirimi i shesheve të caktuara dhe sigurisht, investim në urbanistikë, në sinjalistikë, në rrjetin ujësjellës-kanalizimeve dhe në një pastërti më të mirë, që e meriton zona e Yzberishtit”, theksoi ai.

Veliaj u kërkoi banorëve që të kujdesen për këto hapësira, të cilat janë në shërbim të gjithë komunitetit. “Të jesh në Tiranë nuk mjafton të kesh adresë në Tiranë, por do të thotë edhe të sillesh si në Tiranë, ndaj ju kërkoj qytetarëve t’i respektojmë hapësirat publike në zonën e Yzberishtit, Kasharit dhe në të gjitha zonat peri-urbane të Tiranës. U kërkoj qytetarëve që t’i mirëmbajnë ato dhe të bashkëpunojnë me bashkinë. Një pjesë e madhe e kontributit ka ardhur nga investitorët privatë, të cilët kanë pranuar që hapësira e tyre të bashkohet me tokën publike dhe e gjitha bashkë të na krijojë një terren shumë më të madh”, u shpreh Veliaj, ndërsa theksoi se edhe në këtë rast, ashtu si në çdo investim tjetër të bashkisë, i shtohet vlera e pronës përreth.

[gallery]19496[/gallery]
Aksion pastrimi me 13 Nëntor
Po sot Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që t’i bashkohen nismës së 13 nëntorit për pastrimin e kryeqytetit. “Dua të ftoj qytetarët e Kasharit, Yzberishtit dhe të gjithë Tiranës, që të na bashkohen në datën 13 nëntor për aksionin e pastrimit të qytetit. Është bukur të protestojmë për gjithçka, por është akoma më bukur që të japim me shembullin tonë mesazhin që besojmë tek ato që themi. Pra, nuk jemi këtu vetëm për të kërkuar pastërti, por që të pastrojmë të parët. U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na bashkohen, sidomos këtu në Kashar dhe në Yzberisht, ku ka shumë nevojë, por edhe në të gjitha zonat e Tiranës ku bashkia po bën një punë cilësore. Është e rëndësishme që të gjithë të japim një dorë”, deklaroi ai.

Drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, sqaroi se ky është sheshi i dytë më i madh në Tiranë me një hapësirë rreth 2300 metra katrorë. “Rregullohen shkarkimet, kabina elektrike që ka zënë rrugën, të gjitha rrugë-kalimet e makinave dhe të këmbësorëve, duke përfituar një shesh. Vazhdon përpjekja jonë që të bëjmë të mundur që jo më larg se 500 metra nga çdo shtëpi, çdo familje, çdo fëmijë, të ketë një mundësi për të luajtur apo çlodhur”, theksoi ai. Projekti për sheshin e ri rekreativ përfshin shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e një minifushe basketbolli, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen