Veliaj: PD vazhdon me vandalizëm
puna përgjigjja, Tirana do të bëhet

Menjëhërë pas thirrjes së Partisë Demorkatike për protestë këtë të hënë tek parku, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut Veliaj. Në një njoftim për mediat Veliaj thekson se vetëm me punë do ti përgjigjemi vandalizmit të PD, e cila sipas tij është e vendosur për dhunë ndaj Tiranës.

"Tirana do bëhet! Ndërtimet e tyre pa leje në liqen do të prishen, siç u janë prishur zaptimet te stadiumi Dinamo e tek Opera. Po ju prishen interesat private, për interesin publik të Tiranës. Ndaj jam i vendosur që Tirana të mos humbasë më kohë. Pas çerdheve, këtë vit vazhdojmë me kopshtet, e pas tyre shkollat. Do përfundojmë me dy unazat dhe Bulevardin. Do mbarojë shumë shpejt Pazari i Ri, e do nisë shumë shpejt Sheshi Skënderbej."-shkruan Veliaj

Kreu i Bashkisë i kujton Partisë Demokratike vitet e shkuara dhe qeverisjen e tyre ne Tiranë dhe prandaj e cilëson hiporizi patetike reagimin që bëjnë sot demokratët për parkun tek liqeni

"Pasi lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në Park - lavazhe, parkingje, motele, hotele, bujtina, hane, kafe, bare, restorante, bingo, baste e kazino, pasi lejoi qindra banesa në bregun jugor të Farkës, duke shkaktuar disa herë rrëshqitje të kodrave përreth, pasi dha lejen nga Lulzim Basha për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në digën e Liqenit, sot kinse përdëllehet për Parkun. Çfarë hipokrizie patetike!Tirana e mban mend mirë barbarinë te mbikalimi i Zogut të Zi, ku vandalizimi politik i PD-së shkatërroi një projekt publik që do të lehtësonte trafikun në Tiranë. PD e rrënoi me zell duke bërë pluhur pasurinë publike. E njëjta parti e kthen çdo manifestim në Tiranë në një teatër absurdi, ku çdo aktor i ardhur me autobus kthehet pas me trofe lufte, qofshin këto kapakë pusetash, tabela sinjalistike apo pllaka bulevardi.

Tirana është lodhur me këtë tufë vulgare. E kishin mundësinë të qeverisnin 4 vjet qytetin, por e rrënuan. Në ditët më të mira fjetën gjumë, në ditët më të këqija e rropën me zell mesjetar.

Ç’hipokrizi, kur fëmijët e tyre i rrisin jashtë shtetit e pastaj prishin lojërat e fëmijëve të Tiranës, kur apartamentet e tyre i kanë mbi digë e s'duan asnjë fëmijë të lozë aty rrotull, e t’u prishë “latte-machiatton” e mëngjesit, kur shqyejnë malet e Krujës me gropat e tyre të gëlqeres e sot vetë-quhen ambientalistë
."-shrkuan ai


Redaksia online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen