Veliaj: Përgjigja jonë për dërdëllitjet
nga zyra e SHQUP-it është puna

Veliaj: Përgjigja jonë për dërdëllitjet<br />nga zyra e SHQUP-it është puna
BERAT - Ministri Veliaj në Berat, ka vijuar turin “Punë e Mbarë”, duke vizituar një kompani e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes se Punësimit, nga ku deklaruar se kjo është një punë më fisnike se të dërdëllisësh përditë në TV, siç bëhet nga zyra e SHQUP-it.

Sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka bërë të ditur se në qytetin e Beratit 5 biznese nga Fondi i Nxitjes se Punësimit kanë përfituar rreth 20 milionë lekë, ndërsa kompania që ka vizituar ka punësuar 60 zonja.

"Në Berat kane përfituar 5 biznese me rreth 20 mil lek te reja, të cilët kanë punësuar njerëz që dalin nga skema e Ndihmës ekonomike. Kjo Kompani ka punësuar 60 zonja të cilat kanë lënë ndihmën ekonomike. Këto para të fondit të punësimit po shkojnë realisht në ndihmë të njerëzve në nevojë duke i punësuar. Kjo është një punë më fisnike se të dërdëllisësh përditë në TV, siç bëhet nga zyra e SHQUP-it. Përgjigja jonë për ta është me pune e jo me llafe".-tha Veliaj nga Berati.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja