Veliaj pret delegacionin belg: Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE

Veliaj pret delegacionin belg: Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE

Erion Veliaj me delegacionin belg

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup përfaqësues të parlamentit belg, të kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje “Kullën e Sahatit”.

Veliaj tha se Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë, me të cilën kemi edhe një rastësi shumë të bukur: Pas Tiranës, vitin tjetër, Kryeqyeti Europian i Rinisë do të jetë qyteti belg i Ghent. Është një mundësi fantastike që, shumë prej atyre punëve dhe përvojave që kemi mësuar nga ky vit i jashtëzakonshëm me një mijë aktivitete, të kemi mundësi t’i transferojmë edhe te miqtë tanë belgë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sfidat i bashkojnë vendet dhe theksoi se, teksa Shqipëria ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, do ketë më shumë gjëra që e bashkojnë me Belgjikën apo shtete të tjera europiane.

“Kur njohim njëri-tjetrin, shumë nga legjendat urbane rrëzohen, sepse kemi një kontakt personal, për të parë çfarë sfidash kemi dhe sa më shumë bisedojmë, kuptojmë se sfidat i kemi të përbashkëta. Pandemia ishte një sfidë e përbashkët, si për Belgjikën, edhe për Shqipërinë. Ne patëm një histori të tmerrshme me tërmetin, po kur i shikon sesi shumë prej këtyre fatkeqësive mund të kthehen në mundësi, ne mund të projektojmë qytete më funksionale, të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri, atëherë kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë”, tha Veliaj.

Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert rikujtoi vizitën e tij të fundit në Tiranë, duke thënë se sot, falë vizionit të kryebashkiakut Veliaj, e gjen kryeqytetin shqiptar krejt të transformuar.

“Dua t’ju përgëzoj për zhvillimin fantastik që ka bërë Tirana si qytet sepse e kam vizituar 8 vite më parë, kur nuk ishte kështu si tani. Politikat progresive tregojnë se ju keni vizionin e duhur për të ardhmen e këtij qyteti, duke e çuar në drejtimin e duhur. Unë jetoj pranë qytetit Ghent, të cilin e përmendët në fjalën tuaj - është një qytet progresiv, që ka ndryshuar shumë. Është po ashtu një qytet i ri me shumë studentë. Janë disa gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Besoj se viti si Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë pozitiv edhe për Ghent-in. Urime!”, tha Lachaert.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Manja-Alibeajt: Kur ishte ministër Drejtësie lirove me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale! Dil e thuaj emrat, kush janë zyrtarët e lartë që përfituan?

Manja-Alibeajt: Kur ishte ministër Drejtësie lirove me amnisti 40 banditë gjatë fushatës elektorale! Dil e thuaj emrat, kush janë zyrtarët e lartë që përfituan?