Veliaj pret kryetarin e ri të Prizrenit: Të rinovojmë besëlidhjen mes shqiptarëve! Totaj: Tirana, shembulli sesi zhvillohet qyteti

Ky vit, i cili shënon edhe 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të festohet ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.

Ne takimin mes tyre, kryebashkiaku Veliaj tha se festimi i “Lidhjes së Prizrenit” do të jetë edhe një rinovim i besëlidhjes mes shqiptarëve për të bashkëpunuar.

“Sot kemi dakordësuar që të kemi një festim ndryshe të “Lidhjes së Prizrenit” këtë vit; do të jetë jo në nivel të autoriteteve qendrore, por në nivel të autoriteteve vendore. Të dy do u bëjmë një ftesë komunave e bashkive shqipfolëse në rajon, që të kemi një “Lidhje të Prizrenit” ndryshe dhe të rinovojmë atë besëlidhje mes shqiptarëve, ku na duhet më shumë bashkëpunim, më shumë vëllazëri e më shumë mirëkuptim me njeri-tjetrin”, tha Veliaj.

Kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u shpreh se Tirana është shembulli konkret sesi qyteti zhvillohet me një dinamikë të jashtëzakonshme.

“Jo rastësisht viziten e pare zyrtare jashtë Kosovës e beme këtu në Tiranë. Ka pasur një qëllim dhe jep një mesazh, natyrisht që mësojmë shumë gjëra të reja, shumë gjëra të mira, sepse është një qytet i cili është në zhvillim e sipër dhe ne natyrisht kemi nevojë që të marrim jo vetëm ide, por edhe të shohim një shembull konkret sesi zhvillohet qyteti me një temp dhe dinamikë të jashtëzakonshme, e kjo falë punës dhe përkushtimit të kryetarit dhe të ekipit të tij”, deklaroi Totaj.

Teksa i dorëzoi Kullën e Sahatit, Veliaj nënvizoi se takimi i sotëm është fillimi i një miqësie të gjatë dhe frytdhënëse për të dyja skuadrat.

“Ne mund të jemi parti të ndryshme, mund të jemi fe të ndryshme, mund të jemi bindje të ndryshme, por jemi të gjithë shqiptarë, flasim të njëjtën gjuhë. Lipset të kemi një “Lidhje të Prizrenit” që përkujtohet nga autoritetet vendore, që janë edhe autoritetet kryesore në lidhje me qytetarët.”, u shpreh Veliaj.

Veliaj dhe Totaj biseduan edhe per nje bashkëpunim midis organizatave rinore ne të dyja qytetet, me qëllim nxitjen e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet që do zhvillohen përgjatë gjithë vitit, rrjetëzimit të bizneseve të të rinjve, si dhe zhvillimit të turizmit rajonal.

“Besoj shumë që Tirana, me vitin e rinisë, mund të jetë një platformë promovuese për çunat dhe gocat e Prizrenit”, tha Veliaj.

Pjesë e diskutimit ishte dhe hartimi i një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e Tiranës dhe Prizrenit në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe