Veliaj pret Presidentin e Rajonit të Valonisë dhe ish kryeministrin belg, Elio di Rupo: Ambasador i vyer për integrimin Shqipërisë në BE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi sot Çelësin e Qytetit ish-Kryeministrit të Belgjikës, aktualisht President i Rajonit të Valonisë, Elio di Rupo. Duke marrë shkas nga fakti se më parë ka drejtuar Bashkinë e Monsit, një prej qyteteve që, ashtu si Tirana për Rininë, ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, Veliaj tha se ky takim, por edhe bashkëpunimi i mëtejshëm i rajoneve, është mjaft i frytshëm për dy vendet tona. 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që presim në Bashkinë e Tiranës një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një mik të kryeministrit tonë, por edhe një mik të qytetit tonë, Elio Di Rupo. Sigurisht, ajo që na bashkon është eksperienca si kryetar bashkie dhe unë besoj se kush ka qenë njëherë kryebashkiak ‘ia qan hallin’ kolegut, sepse e kupton sa e madhe është moria e problematikave, si diga e parë e përballjes me qytetarët, aty ku duhet të zgjidhesh pjesën më të madhe të punëve të ditës. Duke qenë se Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Mons në drejtimin e mikut tonë ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, patëm mundësinë të shkëmbenim përvojat se si qytetet ndonjëherë mund të ‘grushtojnë’ edhe përtej peshës së tyre, për të përfaqësuar një komb të tërë, ndaj edhe ne në Tiranë e kemi ndjerë këtë përgjegjësi,” u shpreh Veliaj. 

Kryebashkiaku vlerësoi faktin se Belgjika e ka mbështetur vazhdimisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Ne kemi një raport shumë special me Belgjikën - një nga vendet më promovuese të integrimit europian të Shqipërisë - dhe shpresoj shumë që me këtë vizitë ta forcojmë këtë raport. Kemi qenë vendi më i izoluar në botë, në Europë sot jemi një nga vendet më të hapura dhe duam ta shijojmë këtë raport special që kemi me Belgjikën dhe Rajonin e Valonisë,” deklaroi Veliaj. 

Nga ana e tij, Presidenti i Rajonit të Valonisë Elio di Rupo, vuri në dukje transformimin e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, si një meritë edhe për çeljen së fundmi të negociatave të anëtarësimit në BE. “Ajo që shoh është një transformim rrënjësor, që vihet re edhe nga vullneti i kryebashkiakut për të ecur përpara, ndihma që u jep njerëzve për gjetjen e zgjidhjeve. Mendoj se të gjithë kemi nevojë për gra dhe burra që ecin përpara, që duan të rrisin cilësinë e jetës në komunitet. Sa i përket çështjes së BE-së, mendoj se me punën e Komisionit, me punën që është bërë këtu, Shqipëria ka mundësinë të ecë përpara. Ky çelës është një simbol shumë i rëndësishëm sepse kemi nevojë për një çelës, për të kuptuar se çfarë është jeta. Nevojitet një çelës për të ecur përpara,” tha ndër të tjera Elio di Rupo.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 10/08/2022 18:31

    Inceneratoret, Ujesjellesi, Met Hasa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot