Veliaj prezanton Eduard Shalsin: Kashari, motor ekonomik, jo vetëm për Tiranën, zona e lirë e hapur për bizneset

Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e sotëm nga Kashari, ka prezantuar ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si kandidat për deputet të PS në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të bizneseve të kësaj zone.

 “Përveçse është i angazhuar në politikë, Shalsi vjen nga biznesi, i di hallet e biznesit. Ndaj, jam shumë i lumtur që, ai ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe si ministër për Sipërmarrjen dhe ka qenë kyç në promovimin e disa nismave që kanë lehtësuar bizneset, duke filluar nga pagat e luftës, deri te propozimi për ta çuar taksën për biznesin e vogël zero deri në vitin 2029,” u shpreh Veliaj.

Kandidati për deputet, Shalsi tha se Kashari ka sot një potencial të madh por mbi të gjitha , ku janë të përqendruara bizneset, është një motor ekonomik, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë.

“Kashari, gjatë kohës që unë isha nënkryetar bashkie, nuk ishte pjesë e kryeqytetit, por është me fat Tirana që ka një kryetar bashkie energjik. Kashari ka sot potenciale të mëdha, por mbi të gjitha, pjesa e autostradës, ku janë të përqendruara bizneset, është një motor ekonomik, jo vetëm për Tiranën, por për gjithë Shqipërinë. Ju jam thellësisht mirënjohës sepse brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore më keni bërë të ndihem si njëri nga ju dhe pres me padurim që t’i përvishemi punëve për t’i realizuar të gjitha ato ide dhe ato projekte që kemi për Kasharin,” tha Shalsi.

Veliaj tha se zona mes Kasharit e Kombinatit, afër impiantit të pastrimit të ujërave, do të kthehet në zonë të lirë ekonomike.

 “Ne sapo kemi aplikuar për të marrë licencën nga qeveria si operator i zonës ekonomike dhe për ta hapur për të gjitha bizneset, që të ngrenë linjat e tyre të prodhimit me tarifa të reduktuara. Ne kemi disa kompani, nga Forschner, Sumi Moto, që është kompani bijë e Mitsubishit, kompania Everest po kërkon gjithashtu hapësira, duke qenë se prodhon shasitë për Jeep dhe Range Rover, ndaj duam që të shtojmë edhe këtë dimension industrial tek pjesa ku Kashari është kufi me Kombinatin për zonën e lirë ekonomike të Tiranës,” u shpreh ai.

Kashari nga një komunë, tashmë është integruar në të gjithë Tiranën e madhe, ku është rritur vlera e pronës dhe janë zhbllokuar disa nga investimet që kishin ngelur peng prej kohësh, siç është Unaza e Madhe, apo rrethrrotullimi te Shqiponja.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja