Veliaj prezanton kandidaten e Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati: Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, mbjell helm edhe për vaksinat

Veliaj prezanton kandidaten e Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati: Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, mbjell helm edhe për vaksinat

Kandidatja e PS në Tiranë, Klotilda Ferhati dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën ka prezantuar kandidaten për deputete të Njësisë 3 në kryeqytet Klotilda Ferhati. Në takimin me ish-ushtarakë dhe pensionistë të kësaj njësie, Veliaj tha se Lulzim Bashën e kanë këshilluar të mos flasë për 4 vitet që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës nga të cilat e vetmja që mbahet mend është trami që nuk erdhi kurrë.

“E keni vënë re, që kur ka filluar fushata Lul Basha se përmend kurrë që ka qenë kryetar bashkie i Tiranës! Të më thuash mua harroje dhe mos ja thuaj kujt që ke qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, unë ofendohem se ka qenë privilegji më i madh i jetës time, me gjithë sherret me Nishanin e me Metën, njëri kundër Lanës, tjetri kundër lodrave. Imagjino t’i thuash Klotildës të heqim nga jeta jote të gjithë kontributin për reformën në drejtësi! Kandidon për kryeministër një njeri që i vjen zor që ka qenë kryetar Bashkie dhe normal kur s’ke bërë asgjë, kur trami s’erdhi, kur Sahati ngeli, me të drejtë njerëzit thonë, “kur nuk bën dot Tiranën, si do bësh Shqipërinë?” Kjo është arsyeja pse konsulentët izraelitë i kanë thënë “mos e përmend Tiranën, se të gjen belaja, iu kujton njerëzve që je i paaftë”!

Ndërsa kandidatja Ferhati tha se e gjithë lista e demokratëve dhe programi i tyre është një listë dëshirash që edhe ata vetë nuk e besojnë se do u plotësohen.

“Ka një hendek shumë të madh mes socialistëve dhe opozitës së rrugës, sepse braktisën edhe mandatet e popullit dhe e lanë në mes edhe rolin e opozitës. Ajo që u kanë sjellë në këtë fushatë qytetarëve është një listë e vjetër, pa asnjë emër të ri, pa asnjë ide, por vetëm me një listë dëshirash të cilat nëse i pyesim sot studentët e fakultetit të Ekonomikut të vitit të parë thonë që për katër muaj shteti falimenton, sepse e dinë shumë mirë që nuk do të fitojnë dhe thonë të kapim çfarë të kapim. Janë një KÇK tjetër politike, e cila nuk ka asnjë krahasim me forcën progresiste të socialistëve, të cilët kanë modelin e tyre të punës, modelin e  mos lënies së punëve përgjysëm dhe të gjitha punët e nisura do t’i çojmë deri në fund në mandatin tonë të tretë,” tha deputetja socialiste.

Veliaj nuk la pa komenuar edhe thirrjen e Berishës për të mos u vaksinuar, gjë e cila vjen si shqetësim edhe nga vetë mosha e tretë.

“Kam lexuar një status të Sali Berishës që ngre problemin e të mos bërit vaksinën kineze. Unë e kam bërë në shesh vaksinën kineze dhe te të gjithë njerëzit kam parë sy që shkëlqenin,” u shpreh një prej tyre.

“Si mund të jesh gjysh dhe vetëm të përçash popullin dhe të mbjellësh helm? Nuk do ketë historia vend për Sali Berishën, se historia ka vend për njerëz që bashkojnë, për njerëz që shërojnë. Kur ai nuk pyet për premtimin e Hipokratit, si do pyesë ai për premtimet në parlament. Shprehja tiranase, “kur të plas cipa nuk pyet për gjë”, është bërë Saliun. Kombet e emancipuara nuk bëjnë debat për këto gjëra. Ka 100 vende sot që nuk kanë bërë një vaksinë. Në Shqipëri po ecën çdo ditë me nga 15 mijë, 17 mijë e 20 mijë të vaksinuar. Brenda majit do kemi gjysmë milionë banorë të vaksinuar nga shtresa që preket më shumë,” tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj prezanton kandidatët Alqi Bllako dhe Alfred Muharremi në Njësinë 1: PD shton infektimet, ne rrisim vaksinimet, jetët janë më të rëndësishme se votat


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip