Veliaj prezanton ministren Gjonaj në Njësinë 7: Aktet korruptive, si privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, në duart e drejtësisë së re

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidaturën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Njësinë 7, e cila drejtoi për 4 vite jo vetëm ministrinë, por edhe një pjesë të rëndësishme të kryereformës së mandatit të dytë të PS, reformën në drejtësi.

“Partia Socialiste meriton të ketë një mandat të tretë për të vijuar të gjitha punët e mira të bëra deri tani dhe për të marrë frytet e reformave shumë të rëndësishme që kemi ndërmarrë, që nga drejtësia, siguria, lufta kundër korrupsionit dhe qëndrueshmërinë e të ardhmes së këtij vendi mund ta sjellë vetëm Partia Socialiste,” tha Gjonaj.

Ministrja shtoi se korrupsioni nuk është një fenomen që mund të zhduket menjëherë, por qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta luftuar atë.

“Ajo çka ne kemi vendosur në këtë mandat janë pikërisht mekanizmat kundër korrupsionit. Nëse qytetarët më parë ankoheshin për korrupsion në sportelet e taksave, tatimeve, doganave, inspektorateve apo pronave, sot, nëpërmjet një rrjeti antikorrupsion që është ngritur në mënyrë ndërinstitucionale kemi mundësi që të trajtojmë të gjithë rastet e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën,” tha ajo duke ftuar qytetarët t’i denoncojnë pranë pikave antikorrupsion të ngritura në të gjitha agjencitë për të luftuar së bashku korrupsionin.

Ministrja Gjonaj dhe kryebashkiaku Veliaj iu përgjigjën dhe shqetësimit të një prej banorëve të zonës që lidhej me një prej rasteve më korruptive, privatizimin abuziv të kompleksit Partizani.

“Ka shkuar e gjithë dosja në SPAK. Pra ka filluar hetimi me themel i çështjes. Për të gjithë ata banorë që janë aty, as bëhet fjalë që t’i nxjerrim nga shtëpitë dhe t’i lëmë në rrugë. Ata kanë bërë kontratat e tyre, kanë tashmë apartamentet e tyre, por mënyra se si mbërritëm deri aty është tani çështje e drejtësisë. Banorët të rrinë të qetë. Drejtësia do të bëjë punën e saj për t’i shkuar deri në fund të gjithë asaj manovre me klubin,” tha Veliaj.

Ndërsa, Gjonaj shtoi se as mund të prisnim që drejtësia të vepronte më përpara pasi ishte një drejtësi e kapur tërësisht nga politika dhe vetëm sot që janë hedhur bazat e reja e vettingu po pastron të gjithë Pallatin e Drejtësisë mund të presim që drejtësia të veprojë dhe personat e përfshirë të dalin përpara drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia