TIRANË, 12 shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në seancën plenare të ditës së sotme ka reaguar ndaj akuzave per ndihmat  që qeveria shpërndau për ti ardhur në ndhmë familjeve në nevojë.
"Ju shpallët gjëndjen e jashtzakonshme, deklaruat që do të dëmshpërblenit familjet e përmbytura me 35 milion dollarë dhe asgjë nuk dëmshpërblyet", tha Veliaj.
Ndërkaq, ai shtoi se "procesi i shpërndarjes së ndihmave ka qënë transparent. Çdo familja ka marë 100 kg ushqime deri në muajin mars. Ndaj, për transparence do ju sjell një dosje të të gjitha familjeve, personave që kanë firmosur për të marë ndihmat e nevojshme, dhe artikujve ushqimore që janë shpërndarë derimë tani", nënvizoi Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
/f.n./