Veliaj protestë për 17-katëshin
te diga, Gjykata shtyn vendimin

Veliaj protestë për 17-katëshin<br />te diga, Gjykata shtyn vendimin
Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për në datën 13 maj vendimin për fatin e 17-katëshin tek diga e liqenit Artificial. Pas protestës së kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe qytetarëve para kësaj Gjykate këtë të mërkurë kur pritej të jepej vendimi për gjyqtarët, gjykata jo vetëm që nuk mori vendim por shtyu vendimin për çështjen e trupës gjyqësore e cila sipas Veliajt ka lidhje familjare me ndërtuesit.

Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në 13 maj seancën gjyqësore për çështjen ku kompania e ndërtimit “Gener 2” ka paditur IKMT dhe kërkon heqjen e masës së pezullimit të punimeve të pallatit.

Sipas vendimit të Gjykatës, seanca që ishte parashikuar të mbahej sot do të zhvillohet ditën e premte. Gjithashtu në vendimin e Gjykatës bëhet e ditur se gjyqtarja Alkelina Gazidede ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështje. “Gjykata vendosi shtyrjen e dhomës së këshillimit për në datë 13 maj ora 9 e 30 deri sa të shqyrtohet çështja e përjashtimit të trupit gjykues nga një trup tjetër e kësaj gjykate dhe për tu shqyrtuar kërkesa e gjyqtares Alkelina Gazidede nga kryetari i kësaj gjykate për heqjen dorë të saj nga gjykimi i kësaj çështje”, thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës.

Qindra qytetarë i'u bashkuan për më shumë se 3 orë protestës së thirrur nga kryebashkiaku Veliaj që një ditë më parë kundër këtij ndërtimi që rrezikon seriozisht digën e liqenit artificial. Protesta ka bllokuar rrugën e Durresit duke e bere te pamundur kalimin e automjeteve e duke devijuar levizjen normale të tyre.

Veliaj e ka cilësuar të shitur gjyqin e 17 katëshit

"Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, Gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit."-tha Veliaj

Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe presidentin Nishani dhe qëndrimin e tij ndaj këtij ndërtimi pas përplasjes që pati me të për parkun e fëmijëve tek liqeni. Kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar lodër që merret me lodrat Nishanin madje i ka bërë thirrje atij të tregoi qëndrimin e tij.

"Kur je lodër vetëm me lodra do merresh. I bëj thirrje të japë mendimin e vete ky gjithologu, po ky që ishte kryetar para meje pse nuk flet pse nuk flasin këta.
Kalama qesharak, po Saliu që flet për gjithcka, saliu që futet poshtë cdo fustani, që dii të gjitha ky pse sflet? E dini pse? Se Saliu fle tek shpia e këtij të digës. Sali njeri si ka mundësi që të shpëtoi kjo e s'fole"
-tha Veliaj

Veliaj, akuzon trupën e Gjykatës së Apelit Administrativ se do të favorizojë ndërtimin 17 katësh pranë digës së liqenit artificial të Tiranës. 

veliaj
veliaj
veliaj
veliaj
(Protesta e organizuar përpara Gjykatës Administrative të Apelit në Rruga e Durrësit, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  FOTO

veliaj protesta 17 katshi
veliaj
(Protesta e organizuar përpara Gjykatës Administrative të Apelit) Foto të tjera

Zhvillimet nga protesta minutë pas minute

Ora 12:00 Braho: Të mos lejojmë shkaterrimin e Tiranes 
Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuese e PDIU-së, Vjollca Braho ka mbështetur protestën e sotme të nisur nga Bashkia e Tiranës, për të ndryshuar trupin gjykues që do të ketë në dorë “ndërtimin e pallatit 17-katësh tek diga. Sipas saj, ky ndërtim nuk duhet të lejohet.

“Nuk duhet të reshtim deri sa të ndryshojmë trupin gjykues. Të mos lejojmë të shkatërrohet Tirana. PDIU është parti e gjithë shqiptarëve, por mbi të gjitha është e qytetarëve. Na keni në krahë për të mbështetur reformën në drejtësi dhe anulimin e këtij vendimi”.

Ora 11:22  Tre person tentojne të prishin protestën, arrestohen
Në fillim të fjalës së Veliajt në turmën e qytetarëve që protestojnë kundër ndërtimit të 17 katëshit tek diga e liqenit, tre persona kane tentuar ta prishin tubimin paqesor me thirrje e pankarta ne duar. Sipas informacioneve paraprake mendohen të jenë përfaqësues i PD-së. Uniformat blu i kanë arrestuar ata duke lejuar kështu vazhdimësinë e protestës së Bashkisë në të cilën po mban fjalën kryebashkiaku Veliaj. Shqiptarja.com ju sjell fotot nga incidenti.

arrestim protesta 17 katshi veliaj

arrestim protesta 17 katshi veliaj
Një person tenton të prishë protestën arrestohet nga policia, foto Agim Rama
(Tre persona tentojnë të prishin protestën arrestohen nga policia, foto Agim Rama)
 

(VIDEO/Tre persona tentojnë të prishin protestën arrestohen nga policia)

Ora 11:00 Qytetarët protestë tek​ Gjykata Administrative , bllokohet Rruga e Durrësit
Qytetaret po protestojne para ministrise se mjedisin, çka ka bere qe te bllokohet rruga e Durresit.Policia ka bere thirrje automjeteve te shmangin kete segment

veliaj protesta 17 katshi

Ora 10:30  Qytetarët i bashkohen thirrjes së Veliaj për protestë
Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës Administrative duke ju bashkuar protestës së thirrur nga Veliaj kundër ndërtimit të 17 katëshit tek diga e liqenit


protesta ministra mjedisit veliaj 17 katshi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën