Veliaj përshëndet peticionin e 54 artistëve pro teatrit: Luli si Haxhi Qamili

Veliaj përshëndet peticionin e 54 artistëve pro teatrit: Luli si Haxhi Qamili

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përshëndeti nismën e ndërmarrë nga artistët më të njohur të vendit të cilët përmes një peticioni drejtuar institucioneve më të rëndësishme në vend kërkojnë ndërtimin e një teatri modern.

Teksa u shpreh se Tirana nuk ka më kohë për të humbur, Veliaj shprehu vendosmërinë e institucionit që drejton për të çuar përpara projektin për t’i dhënë kryeqytetit një teatër të ri. “Jam i vendosur që të ecim përpara me teatrin. Sapo më informuan që të gjithë artistët kanë bërë një peticion, artistët  më në zë të vendit, drejtuar autoriteteve, Presidentit të Republikës, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Bashkisë, delegacionit Evropian, OSBE, me një apel shumë të thjeshtë, le të mos humbasim kohë! Sot deri dje u bënim ne apel artistëve, sot jemi bërë aq qesharakë, sa i bëjnë apel artistët politikës sonë: Mos humbisni më kohë, çfarë po na lodhni, tani që u bindëm, hajde ecim përpara se realisht nuk do na falë historia për këtë humbje spektakolare kohe”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se forma e zgjedhur për ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë është aplikuar më parë me sukses edhe në qytete të tjera të Europës, të cilat kanë bashkëpunuar me privatin për të financuar ndërtimin e një vepre të re. Veliaj e cilësoi papjekuri qëndrimin e mbajtur nga kryetari i PD, Lulzim Basha që tenton të bllokojë ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa e krahasoi atë me Haxhi Qamilin.

 “Kryetari I Bashkisë së Firences, prishi teatrin e vjetër, nga një ofertë e ngjashme nga një privat, prishi teatrin e vjetër, tek teatri I vjetër po bëhet ndërtesa e privatit, tek një vend tjetër po bëhet teatri I ri. Ne do na kishin kryqëzuar të bënim të tillë gjë. Ne themi teatër I ri 30 milionë euro pa asnjë lek nga shteti dhe nga Bashkia,  ultra modern. Del Luli që nuk nguli një gozhdë dhe tha Bjarke Ingels non grata. Si mund të jesh kaq kalama i papjekur, duhet të jesh komplet kalama. Ne themi jo, non grata se për Haxhi Qamilin ne për sa kohë që kemi të gjithë llumin me vete, çfarë na intereson ne të zhvillohet vendi, si mund të ketë një kalama drejtues opozite dhe thotë non grata arkitekti më I famshëm sot në botë”, deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

Opozita ikën, Veliaj: Vijnë për lekët, PD zaptoi SHQUP-in, në zgjedhje të dalë Luli, Shkëlzeni, apo kush të dojë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen