TIRANË – Javën e ardhshme, Qeveria do të prezantojë publikisht reformën e re të pensioneve, sipas një skeme që nis me heqjen e pensionit tavan, vendosjen e një pensioni social për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të kontribuojnë, integrimin e skemave urbane e rurale me njëra tjetrën si dhe skemat profesionale për ata që bëjnë punë të vështira, si psh.minatorët.
Ka qënë Erion Veliaj, Ministri i Mirëqënies Sociale, që e ka deklaruar këtë sot gjatë një takimi me studentët e një universiteti privat, duke vazhduar sensibilizimin e qytetarëve lidhur me reformën e pensioneve.
Veliaj tha: “Skema e sotme ka një pension tavan, çka ka bërë që lidhja mes kontributeve dhe benefiteve të jetë shumë e dobët për të mos thënë inekzistente. Ky tavan ka bërë që të gjithë pensionet të jenë pothuajse pensione minimale. Në Shqipëri, pensioni mesatar është vetëm 8% më i lartë sesa pensioni minimal.
Si rrjedhojë, për shkak të faktit se skema është dekurajuese dhe se informaliteti është shumë i lartë, numri i kontribuesve është shumë i ulët, çka e ka përkeqësuar shumë raportin mes kontribuesve dhe përfituesve. Këtu e ka burimin edhe defiçiti i lartë i skemës”, nënvizoi ministri Veliaj gjatë bisedës me studentët.
Nga ana tjetër, sipas tij, skema aktuale e pensioneve jep përfitime shumë të ulëta për qytetarët dhe pensioni mesatar është thuajse i barabartë me pensionin minimal, nga ku pjesa dërrmuese e pensionistëve përfitojnë pensionin mesatar. “Defiçiti do vazhdojë të thellohet deri në vitin 2035, e pastaj nis e ulet për arsye se përfitimet do të jenë shumë të ulëta. Prandaj, duhet ta reformojmë tani skemën, që të garantojmë që përfitimet për qytetarët të jenë të denja”, theksoi Veliaj.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com