Veliaj: Reforma e pensioneve, në
muajin korrik do të rriten me 2%

Veliaj: Reforma e pensioneve, në<br />muajin korrik do të rriten me 2%
TIRANE - “Në muajin korrik, pensionet do të rriten me dy për qind”. Kështu ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, pas mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Punës, ku u diskutuan dy çështje shumë të rëndësishme si reforma e pensioneve dhe ulja e moshës së daljes në pension e minatorëve.

“I kemi propozuar qeverisë rritjen me 2% të të gjitha pensioneve në Shqipëri, në korrik. Që do të thotë se çdo pensionist, muajin tjetër, do të marrë dy për qind më shumë pension se sa merr aktualisht”, u shpreh ministri Veliaj. “Pavarësisht se rritja ekonomike nuk ka qenë dy për qind, po i rrisim pensionet më shumë nga ç’kemi pasur rritje ekonomike, duke qenë të arsyeshëm dhe përfaqësues të një shoqërie humane, e cila e kupton se edhe pse ekonomia nuk është rritur mjaftueshëm, çmimet janë bërë të papërballueshme”, tha ai.

Gjithashtu nga 1 janari 2015 të gjithë minatorët dhe punonjësit e nëntokës do të dalin në pension në moshën 55 vjeç . Edhe përfaqësuesit e sindikatave në Shqipëri dhanë pëlqimin e tyre për reformën e pensioneve dhe mbështetën përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim.  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin