Veliaj: Rindërtimi shndërron Vaqarrin e shkatërruar nga tërmeti në një stacion të Tiranës moderne 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë inauguruese të bllokut rezidencial në Vaqarr u shpreh krenar që Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi të zonave më të skajshme të kryeqytetit. 

“Me këtë projekt ne fillojmë një seri lagjesh të tilla. Lagjja tjetër do të jetë në Ndroq. Është rreth 3 herë më e madhe dhe me rreth 70 shtëpi. Të njëjtën gjë po bëjmë në Zallherr ku kanë mbaruar karabinatë. 55 shtëpi të tjera në Baldushk dhe presim të fillojmë për punë ditësh projektin e një lagjeje të ngjashme në Pezë të Madhe. Ky model që ngremë sot realisht e ngre stekën, ndërton një etalon se çfarë do të thotë të shkojmë nga ndërtesa të vetmuara nëpër cepa, në një bashkëjetesë, në një komunitet,” u shpreh Veliaj. 

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te projekti më ambicioz i rindërtimit në kryeqytet, sic është ai i lagjes “5 Maji”.

"Ne sapo kemi filluar kantieret e reja në lagjen “5 Maji”, ndërkohë që para Vitit të Ri do të mbarojnë pallatet e para dhe do të futen 100 familjet e para te rruga “5 Maji”. Aty tani kemi filluar përveç pallateve edhe pjesën e infrastrukturës për t’u siguruar që ndjehesh në Tiranë. Kur shikon ndriçimin led, kur shikon rrugën, trotuare, mënyrën e mbledhjes së plehrave, furnizimin me ujë. Atje kemi filluar infrastrukturën dhe do të jemi me Kryeministrin përpara Vitit të Ri me familjet e reja të lagjes “5 Maji”. -tha Veliaj.

Veliaj ka folur edhe për procesin e rindërtimit në një tjetër lagje të re, atë të Kombinatit.

“Ne do të transferohemi pastaj te kantieri tjetër i Kombinatit për të cilin dua të sqaroj disa gjëra. Kemi një proces shumë të ndershëm të trajtimit të qytetarëve derisa të mbërrijnë në shtëpi dhe të marrin çelësat. Kemi një proces ku secili do të vijojë të marrë bonusin e qerasë dhe nuk do të duhet të tutet as nga tallazet e politikës, as nga histeritë lokale, as nga thashethemet e lagjes. Secili do ta marrë deri në ditën e fundit bonusin e qerasë për të jetuar në një shtëpi dinjitoze edhe pse të përkohshme derisa të marrë shtëpinë e vet të përhershme,” tha kryebashkiaku. 


Lajmi kryesor:

Dorëzohet blloku i parë i banesave të rindërtuara në Vaqarr! Rama: Do përfitojnë 33 mijë familje në total! Veliaj: Kjo zonë do jetë stacioni i Tiranës moderne


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi