Hapet rruga e re pranë Pallatit të Kongreseve që lidh Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me Rrugën e Elbasanit.
Kryebashkiaku Veliaj ka inauguruar këtë aks që pritet të çlirojë trafikun.
Tashmë i hapet rrugë edhe projektit të Bashkisë për ta kthyer sheshin “Nënë Tereza” në një pedonale.
Veliaj tha shumë shpejt do mbyllet për makinat sheshi “Nënë Tereza”.
“Hapja e kësaj arterie siguron që kush vjen nga pjesa jugore e qytetit, nga sheshi Willson, shkon direkt në pjesën veriore përmes kësaj rruge në atë të Elbasanit, jo vetëm që i çliron trafikun po i hap rrugë pedonalizimit, kthimit të një sipërfaqe këmbësore sheshit Nënë Tereza. Nga data 10 qershor deri më 10 korrik, bashkia do të prganizojë aktivitete për kampionatin evropian, për të mbështetur edhe ekipin tonë kombëtar” ka thënë Veliaj.
Rruga e re ka korsi të dedikuar për biçikletet dhe kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur të pedalojë bashkë me disa të rinj nga Hollanda.
Ndërkohë i pyetur nga Report TV për akuzat që i ka bërë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se:
“Aktiviteti i sotëm është për fëmijët e vegjël, ju po më pyesni për fëmijët e rritur. Për fëmijët e rritur flasim herë tjetër’ tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO