Veliaj: S'ka turp për mamografi 
në Instagram ju ekspozoheni!

Veliaj: S'ka turp për mamografi <br />në Instagram ju ekspozoheni!
TIRANË - Nën mbizotërimin e ngjyrës rozë, u mbajt në Tiranë “Maratona e Jetës”, marshimi i sportistëve dhe aktivistëve të shëndetit për të sensibilizuar gratë në luftën kundër kancerit të gjirit. Gara u çel nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Eiron Veliaj, ku në përfundim u ndanë 7 çmime, 3 për gratë që dolën të parat, 3 çmime për burrat fitues dhe një çmim për më të moshuarin që doli i pari. Gara nisi nga “Qyteza e Jetës”, pjesëmarrësit përshkruan të gjithë parkun e Liqenit për të finalizuar vrapimin në finishin e Qytezës.

 Viktoria Ruçi është fitueja e çmimit të dytë për vajzat. Këtë trofe Viktoria ja dedikoi nënës së saj, e cila është një nga ato gra që i ka bërë ballë sëmundjes së kancerit të gjirit dhe i ka mbijetuar falë kujdesit të treguar. ”Vrapova për nënën time, jam shumë krenare që i ka mbijetuar me kaq forcë”, - u shpreh Viktoria Ruçi. Çmimi i tretë u mor nga Presida Spirollari, ndërsa kupën e fitueses së vendit të parë e mori sportistja e klubit të Tiranës Relaksa Dauti. ”Vrapova për të gjitha gratë në mënyrë që të sensibilizohen dhe të bëjnë mamografi, t’i mbijetojnë kancerit të gjirit”, - tha sportistja fituese.

Edhe pse në moshë, Nexhati marshoi bashkë me të rinjtë e shumtë që ju bashkuan kësaj nisme. Ai shprehu kështu jo vetëm sensibilizimin për një kauzë kaq të rëndësishme për shëndetin e gruas, por dha edhe mesazhin se vrapimi të ndihmon kundër plakjes...ndaj kupën e çmimit të parë për të moshuarit e ka mëse të merituar:)

Edhe këtë mëngjes, ashtu si në ditën e parë të hapjes, “Qyteza e Jetës” e ngritur në parkun e Liqenit në Tiranë u pushtua nga qytetarë të shumtë, e veçanërisht gra dhe vajza të cilat ju bashkuan kësaj fushate sensibilizuese. Ato patën mundësi të kryejnë mamografi falas edhe sot dhe të këshillohen nga specialistë për një jetë më të shëndetshme.
 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësuan maksimalisht këtë iniciativë...Por nuk munguan edhe batutat! Shumë gra ende e konsiderojnë tabu të flasin hapur për kancerin e gjirit, e shumë të tjera kanë turp të ekspozohen para mamogramëve. Ja slogani që sugjeron kryebashkiaku Veliaj në këtë rast: Një Instagram më pak, një mamogram më shumë”

veliaj
 
“Më vjen mirë që sportistët që vrapojnë janë këtu, si aktivistë të jetës së shëndetshme. Një qytet i shëndetshëm është një formulë afatgjatë për tu siguruar që qëndrueshmëria e financave tona shkon në pak shpenzime për të parandaluar sëmundjen. Maratona të tilla, organizime të tilla i thyejnë këto tabu dhe flasim hapur për gjëra që askush nuk duhet të kenë turp. Nëse njerëzit nuk kanë turp të ekspozojnë pjesë të ndryshme të trupit në Instagram nuk duhet të kenë turp të ekspozojnë trupin në mamogram. Për të gjithë ata që sot do të vrapojnë, si emisar të këtij aksioni që shpëton jetë ju falënderoj me zemër dhe ju uroj shumë sukses. Ne të qeverisë lokale kemi detyrat për të bërë” - u shpreh Veliaj.

kanceri gjirit 2015
 
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë tetor – i cili shënon muajin e sensibilizimit kundër kësaj sëmundje – Maratona e Jetës korrespondon me ditën e dytë të nismës së Bashkisë “Tirana pa makina”.
 
“Tirana pa makina është nismë sepse ne duam një mjedis të pastër jo se urrejmë shoferët. Dita më e pastër në Tiranë që kemi pasur ishte dita e parë pa makina më 22 shtator. Sot është dita e dytë me ajrin më të pastër në Tiranë. Për të gjithë ata që ndihen të strehuar në trafik, nuk e bëjmë se kemi inat shoferët por se duam shëndetin e qytetarëve të Tiranës. Ne morëm një vendim që zona te garda, e cila nuk ka akses për publikun, janë godina ushtarake të rrethuara nga gardh të paaksesueshme nga qytetarët, gardhi do hiqet dhe 13-14 ndërtesa do të rrafshohen për t’i shtuar parkut të Tiranës edhe 5.5 hektarë gjelbërim. Garën e vërtetë e kemi me shëndetin publik në Tiranë, sigurohuni të kemi qytetin më të pastër”, - tha Veliaj.

kanceri gjirit 2015
Foto të tjera

Por nuk munguan edhe falënderimet për organizatorët, pasi nisma të tilla siç theksoi Veliaj, - nuk bëhen pa kosto. Credins Bank, Spring, Kastrati, Roche, Lufra, Spitali Hygea, Vodafone, programi Italo-Shqiptar i konvertimit te Borxhit per Zhvillim, Digitalb, Chimica D;Agostino dhe Spazio Eventi si promotor i kësaj nisme janë sponsorët e Maratonës së Jetës. Kjo nismë sociale organizohet për vitin e dytë radhazi në kuadrin e Tetorit -“Muaji botëror i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit” me synim informimin dhe sensibilizimin e grave mbi rëndësinë e parandalimit në patologjinë e tumorit të gjirit e cila është akoma në ditët e sotme shkaku parësor i vdekjes së femrave shqiptare.

kanceri gjirit 2015

Beqaj: Duhet më shumë për sensibilizimin e grave
Pavarësisht fushatave sensibilizuese, gratë shqiptare vijojnë të shfaqen indiferente përballë parandalimit të kancerit të gjirit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në çelje të Maratonës së Jetës, marshimit për sensibilizimin e vajzave e grave në muajin e luftës kundër kësaj sëmundjeje, tha se pjesëmarrja në programet parandaluese vijon të jetë ende e ulët.
 
Duhet të bëjmë më shumë që gratë të kenë një kulturë më të plotë shëndetësore, për tu bërë ato mjeku i vetvetes. Duhet të drejtohen gjithashtu tek mjeku i familjes, është e rëndësishme t’i japim vendin e duhur mjekut të familjes. Ata janë të trajnuar për të dhënë orientimet e para në rast se konstatohen simptoma të rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit”, - tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
Në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të Gjirit parku i Liqenit në Tiranë u “vesh” rozë, ku kulmuan një sërë aktivitetesh, duke filluar nga yoga, mamografitë falas dhe këshillat për një jetë të shëndetshme. Ministri Beqaj tha se është një mundësi shumë e mirë për gratë që patën mundësi gjatë ditës së djeshme, pro edhe sot, të bëjnë mamagrafi pa referim dhe falas, siç u mundësua përmes mamografëve të lëvizshëm të vënë në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik.  Por ky shërbim është ofruar edhe për ato gra të cilat jetojnë në zona të largëta të vendit.
 
“Që nga janari është një shërbim që ofrojmë në mënyrë të përditshme në zonat më të largëta të vendit. Kemi dy njësi mobile që kanë ofruar deri tani rreth 3500 ekzaminime në qytete larg qendrave të qarqeve, Kukës, Has, Devoll, Ersekë, Librazhd, Delvinë, Tepelenë etj. Është kthyer në një shërbim të përhershëm parandalues”, shtoi Beqaj.

kanceri gjirit 2015

Por ku mund t’i bëjnë gratë e kryeqytetit mamografitë?
“Mamografi ka në Poliklinikën e Tiranës, spitali Onkologjik, si edhe vjet këto qendra janë në dispozicion të grave që me dëshirën e tyre duan të bëjnë një kontroll parandalues”, u shpreh ministri.

maratona 2015
kanceri gjirit 2015

kanceri gjirit 2015

kanceri gjirit 2015
(Fotot, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në