Veliaj: Saliu bishë e plagosur, del
nga strofulla kur kupton humbjenVIDEOLAJM/ Veliaj spot humoristik

Veliaj: Saliu bishë e plagosur, del<br />nga strofulla kur kupton humbjenVIDEOLAJM/ Veliaj spot humoristik
Kandidati i të majtëve për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar programin për njësinë 7 në Tiranë nga ku është shprehur i bundur dhe entuziast për një fitore të thellë në 24 njësitë e reja të Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te filozofia që sipas tij dallon të majtët nga të PD, Veliaj tha se atyre nuk u interesojnë hallet e njerëzve por vetëm sulmet.

Ai e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha “një bishë e plagosur” që kur kupton se po humb del nga strofulla e fillon të merret me familjet e kundërshtarëve.

“Për 4 javë e mbuluan Saliun me batanije. Mos dil se kanë thënë Amerikanët që po dole ne humbasim votat. Pastaj i thanë Amerikanët mbuloni edhe Lulin, çojeni në Lazarat, se do humbisni po doli. Po ku ju durua Saliut, doli si bishë e plagosur, Saliu bashkë me  Zenin. Po Tirana është e lumtur se dhimbja e tyre është fitorja jonë”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal në problemet konkrete të njësisë 7 duke theksuar se 16 hapësira parkimi në këtë zonë janë uzurpuar nga ata që i cilësoi “të fortët e policisë bashkiake” të Lulzim Bashës.

Kandidati i majtë premtoi se do t’i çlirojë këto hapësira bashkë me pushtetin që do t’ua kthejë qytetarëve.

Ai premtoi gjithashtu zgjidhje për 8 probleme të identifikuara në lidhje me ujësjellësin në këtë zonë.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Nga sot kemi edhe 12 ditë kohë që ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur me një fitore spektakolare.

Motra jonë, Vasilika Hysi e tha që nga 21 Qershori njësia 7 do jetë një nga 24 njësitë e re të Tiranës. Ne  do të fitojmë në të gjitha njësitë.

Ja ku jemi sot në një investim të Edi Ramës, në Parkun e Fushës së Aviacionit.
Ata mund të kenë vjedhur rezultatin, por nuk mund t’i vjedhin dot punën të majtëve në Tiranë.

Kishin kohë 4 vjet për të bërë një shkollë, për të rregulluar çerdhet. Në katër vjet fjetën gjumë dhe tani vijnë turistë. Iu deshën katër vite të mësojnë si mbyllen pusetat.

Po turp t’ju vijë!

Ata do të humbasin me turp. Kanë filluar të kopjojnë programin tonë.

Thonë do shtrojmë rrugë. Po pse nuk i bëjnë tani që kanë Bashkinë? Kur nuk e bënë 4 vjet nuk nuk do e bëjnë tani.

Kur i kap paniku fillojnë e çakërdisen.

Njëri tregon barsoleta. Nuk e di pse tregon. Ne e kemi seriozisht fushatën.
Ne nuk duam barsoleta për lindjet e grave, duam njerëz seriozë.

A mbani mend një punë që ka bërë Lulzim Basha?

E ka bërë një punë. Erdhi një ditë si turist nga Hollanda dhe i dha leje... Lulëzim Bashës.

E për çfarë na duhen këta ne?

Mendojnë këta se njerëzve u intereson do e kthejë apo jo kalin Zeni?

Këta pra nuk jetojnë më hallet e njerëzve të thjeshtë, këta o tregojnë barsoleta, o fillojnë e shajnë me libër shpie, se nuk kanë alternativë. Dhe kur ai plaku e kupton që po hum, del si një bishe plagosur nga strofa e fillon e merret me familjet tona.

Për 4 javë e mbuluan Saliun me batanije. Mos dil se kanë thënë Amerikanët që po dole ne humbasim votat. Pastaj i thanë Amerikanët mbuloni edhe Lulin, çojeni në Lazarat, se do humbisni po doli.

Po ku ju durua Saliut, doli si bishë e plagosur, Saliu bashkë me  Zenin. Po Tirana është e lumtur se dhimbja e tyre është fitorja jonë.
 
Kemi 4 javë që i themi ejani në debat. Eja të flasim pse nuk erdhi trami, pse nuk ka ujë 24 orë.
Vajti te Partia dhe shkatërroi Tiranën.
 
Miqtë e mi, në njësinë 7 kemi identifikuar 285 probleme. Ne nuk shesim barsoleta, vijmë për probleme konkrete. Këtu ka 285 probleme.  Ata filluan të kopjojnë problemet nga database jonë dhe thonë do t’i zgjidhim problemet.

Kopjimi është komplimenti më i madh që mund të të bëjnë.

Kemi lagjien tonë, 16 hapësira parkimi abuzive. Disa i kam parë vetë në lëvizjet që kemi bërë nëpër lagjie me Vasilikën.

E keni parë si parkon Luli? Në trotuar , aty ku është hapësira e invalidëve.

Të fortët e Lulit, të policisë bashkiake kanë uzurpuar 14 hapësira publike të rruga e Kavajës, te rruga “Dritan Hoxha”, të Fusha e Aviacionit. Të fortët nuk janë policët e Lulit, janë qytetarët.

Në njësinë 7 ka 8 probleme me ujësjellësit dhe kanalizimet.

Viti 2015, akoma diskutohet në Tiranë për ujin e pijshëm. Kur nuk e bëtë për 4 vjet, çfarë do bëni për 10 ditë që ju kanë ngelur?

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit