Veliaj: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve! Si dhe ku do funksionojnë

Së shpejti në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.  Lajmin e ka dhënë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është shprehur se ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Evropës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës.

Në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”, që ka mbështetjen e KFË-së dhe GIZ-it gjerman, gjithashtu edhe të Qeverisë Shqiptare. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit. Pra këtu do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re”, sqaroi Veliaj.

Tre përfitimet kryesore nga ky projekt, sipas Veliajt, do të jenë: Dyfishimi i shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve, nga 9-9.5 në 20 km/h; Do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që shkon Unaza do të shkojë në 24 minuta; Kapaciteti i transportit do të rritet nga 9 mijë pasagjerë në orë në 23 mijë udhëtarë në orë.

Veliaj tha se sot transporti publik në Tiranë është ende larg nga të qenit perfekt, por është shumë më mirë se ai që gjeti kur mori detyrën.

“Imagjinoni pak, kemi shtuar 3 linja të reja. Rrjetin e transportit brenda qytetit, e kemi rritur në 375Km nga 169km që ishte dhe është rritur nga 8 në 17 numri i linjave rreth-qytetase. Autobusi vinte në stacion mesatarisht çdo 37 minuta në 2015-ën. Sot kjo kohë është ulur në 7 minuta dhe duhet të ulet akoma. Nuk jemi ende atje ku duhet, por me transportin publik gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha ai.

Gjithashtu Veliaj përmendi faktin se përfundimi i Unazës së Madhe do të ndihmojë shumë në uljen e trafikut në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës. “Unaza e Madhe duhet të kishte mbaruar, keni të drejtë! Por ne humbëm 3 vjet falë politikës së sherrit dhe të zullumit, të atyre që e kanë kthyer në sport bllokimin e punëve të mira të qytetit”, shtoi ai. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se sot Tirana ka rrugë shumë herë më të sigurta, të pajisura me sinjalistikë, në disa raste trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse, që makinat të mos hipin sipër. Po ashtu, rrugët kryesore kanë edhe gjithë sinjalistikën e nevojshme, që kanë rritur sigurinë e lëvizjes, si dhe janë krijuar kalimet e sigurta dhe të ndriçuara për këmbësorët.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oktapodi: 19/02/2023 21:57

    Po kur behet si engjell ky kusarri.Yyyy vdekshi te gjithe plera.i bete njerzit flasin me vete

    Përgjigju
  • Maçok me çizme: 19/02/2023 20:21

    Asgje vecse mashtrim elektoral. U hap thesi... jep leje per kulla ate bej... Per te tjerat mos u merakos se do i shohim nga TV ne emigrim

    Përgjigju
  • diana: 19/02/2023 20:08

    LERI MORE AUTOBUZET ..MOR HAJDUT I POSHTER,,SA PER DIJENI AUTOBUZET NE AMERIKE FURNIZOJNE METRONE,,,NUK BEHET TRANSPORTIMI I NJEREZVE ME AUTOBUZ,,,BEJ METRONE,,HAJDUT,,,AJO UL TRAFIKUN NE TIRANE DHE UL NDOTJEN NGA PLUHURAT DHE TYMI QE NXJERRIN AUTOBUZET....

    Përgjigju
    • Soni: 19/02/2023 23:10

      Me gjithcka the, dakord. Vetem metroja eshte plotesisht e pamundur, kerkon miliarda euro. Ndoshta deshe te thoje tram.

  • Aqifi nga himara: 19/02/2023 19:41

    O mashtrus po ne akoma nuk kemi uje neper shtepi megjithese katerfishove cmimin.Tregon filma holliwudiane

    Përgjigju
  • Skeptiku: 19/02/2023 19:31

    Po Lali Populisti Makjavelist nuk na thotë sa do shkojë bileta a do rritet?!..edhe ku do lëvizin Autobusët në ajër do fluturojnë ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki